Thursday 26 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nazim Gagica në Gjilan, Faton Jakupi në Dardanë – AAK-ja prezanton kandidatët për 11 komuna

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Ballkani me temperatura mbi 40 gradë

Shkolla Verore e BE-së 2025: Rektori Hajrullahu tregon si erdhëm deri te inteligjenca artificiale

Kryetari Rahimaj pret në takim operatorët ekonomik

Nis sot afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhje

Kamenicë: Drejtoresha Leka nënshkruan marrëveshjen e re të bashkëpunimit me APRK-në

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

Kosova përmendet nga Trump në Samitin e NATO-s, hera e tretë brenda pak ditësh

KKSB vlerësoi gjendjen e sigurisë të qetë dhe rënie të rasteve të vjedhjeve e dhunës

 Gëzuar 2022, me shume shëndet, begati e lumturi për juve, familjen dhe me te dashurit tuaj. 🤗🥂🍾
Lajme

Gëzuar 2022, me shume shëndet, begati e lumturi për juve, familjen dhe me te dashurit tuaj. 🤗🥂🍾

3 January 2022 0 Comment 5 min read

AA

Merr frymë thellë, mbaje pak, lëshoje deri në fund….. Miq, e di që jemi të mbushur me momente të vështira dhe se këto dy vite kanë qenë më sfiduesit ne jetën tuaj… Ndoshta dikush ka humbur një njeri të dashur…Ndoshta dikush prej jush mendon gjëra negative ose është i frikësuar për të ardhmen….

Po të them një sekret psikologjik: Ti mund ta riprogramosh trurin tënd nëse mendon për 3 gjëra për të cilat ti je mirënjohës. Nëse e bën këtë çdo ditë për 21 ditë me rradhë, ti mund të programosh trurin tënd për Sukses dhe Lumturi. Mirënjohja e zhduk inatin, Frikën, Xhelozinë… A nuk është kjo e mrekullueshme? Dhe ka vetem një gjë që ti ke mundësi të kontrollosh në jetën tënde: Ate që ndodh brenda teje. Dhe nëse e kontrollon atë, ti mund të kontrollosh gjithë botën tënde. Mendo një mrekulli që do të ndodhë në jetën tënde…Mendo dikë që ka nevojë për ty, dikë që do të shërohet, dikë që është i trishtuar, dikë që ke kohë pa e parë, ose dikë me të cilin ke kohë pa folur dhe që ndoshta ka kaluar aq shumë kohë sa asnjëri nga ju nuk e mban mënd pse nuk po flisni…

Bëje sot, shko takoje atë njeri. Merre në telefon, gjindju pranë.

Siç thotë dhe Markez… Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundësi të tjera që t’i bëjmë gjërat siç duhet, por nëse bëjmë gabime na mbetet vetëm e sotmja. E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, si i ri, si i vjetër. Sonte mund të jetë hera e fundit që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit më, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë. Sigurisht që do pendohesh për ditën kur nuk gjete kohë për një buzëqeshje, një përqafim, një puthje dhe sepse ishe shumë i zënë, për të realizuar një dëshirë të tyren. Mbaji ata që dashuron pranë vetes, thuaju duke mërmëritur se sa shumë ke nevojë për ta, dashuroji, sillu mirë, gjej kohën për ta, thuaju “më vjen keq”, “më fal” , “faleminderit” dhe të gjitha fjalët e dashurisë që di. Askush nuk do të të mbajë mend për mendimet e tua të fshehta…

Vendos sot te bësh një vepër të mirë që do të të ngrejë në një tjetër nivel. Diçka që vetëm kur e mendon, të bën të ndihesh krenar për veten, por që njëkohësisht të frikëson deri në palcë. Përballu me dhimbjen. Vendos standart të ri këtë vit. Mos u merr me idiotët, me negativët, me bastardët, me viktimat që vetëm të mbushin mendjen me ankesa dhe energji të keqe. Ngrihu nga ky nivel dhe kërko të marrësh më shumë nga kjo jetë. Por më parë, vendos çfarë do të japesh.

Të gjithë duam të shkojmë në parajsë por asnjëri nuk do të vdesë.

Vendos sot 3 qëllime për këtë vit, dhe premtoji vetes që do japësh më shumë se maksimumi jot që t’i realizosh këto qëllime. Por mos harro: Rëndësi nuk ka qëllimi. Rëndësi ka çfarë njeriu do të bëhesh ti për të arritur këtë qëllim. Gëzuar!

Shihemi në majë të suksesi. E.Mamaqi!

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Nazim Gagica në Gjilan, Faton Jakupi në

26 June 2025
Lajme

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet

26 June 2025
Lajme

Ballkani me temperatura mbi 40 gradë

26 June 2025
Lajme

Shkolla Verore e BE-së 2025: Rektori Hajrullahu

26 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Nazim Gagica në Gjilan, Faton Jakupi në

26 June 2025

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot,

Lajme

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet

26 June 2025

Në prag të nisjes së fushatës së korrje -shirjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe

Lajme

Ballkani me temperatura mbi 40 gradë

26 June 2025

Ballkani përballet me një valë të pazakontë të të nxehtit, që ka vënë në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.