Tuesday 18 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Hamza: Asnjëherë nuk kam vendos vija të kuqe për asnjë subjekt politik

Parashikimi i motit për të martën, 18 nëntor 2025

Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53 milionëve: Kostoja financiare për zgjatjen e afatit të

Haxhiu fajëson opozitën për buxhetin e RTK-së

Osmani për formimin të Komisioneve: Kushdo që thotë se është e pamundur, ju gënjen, s’ka

Parandalohen 60 pako çokollata të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Fakulteti Juridik i UKZ bashkëorganizator në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve të

Foda para ndeshjes me Zvicrën: Matematikisht jemi në garë, por 6-0 është e vështirë

Wesley Clark nis dëshminë e tij në Hagë

Rektori i UKZ-së pjesëmarrës në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës

 Gërxhaliu: Importi gati katër miliardë euro, eksporti 595 milionë tregon mjerimin ekonomik
Lajme

Gërxhaliu: Importi gati katër miliardë euro, eksporti 595 milionë tregon mjerimin ekonomik

13 August 2025 0 Comment 4 min read

AA

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerëson se ekonomia e Kosovës po përballet me krizë të thellë si pasojë e dominimit të agjendës politike dhe mungesës së institucioneve funksionale.

Në intervistë për Ekonominë Online, Gërxhaliu vuri në dukje se nga janari deri në korrik të vitit 2025 importi ka arritur gati në katër miliardë euro, ndërsa eksportet vetëm 595 milionë euro, gjë që, sipas tij, e tregon “mjerimin ekonomik” të vendit.

“Kur dominon agjenda politike është vërtet utopike të flitet për ekonominë, sepse askush nuk merret me ekonominë, përveç efekteve negative që i paguan qytetari i Kosovës. Mirëpo të thuash që nga janari deri në korrik të këtij viti 2025 ke pasur importe afër katër miliardë dhe eksporte 595 milionë euro dëshmon më së miri mjerimin që e ka kapluar ekonominë kosovare. E tëra kjo e dëshmon faktin që ekonomia është politizuar dhe vetë fakti që nuk kemi krijim të institucioneve është një dëm direkt që e godet ekonominë vendore”, tha ai.

Ai mendon se pa ndryshime të menjëhershme në qasjen ndaj ekonomisë dhe pa mbështetje për bizneset, Kosova rrezikon të humbasë edhe më shumë kapital dhe prodhim.

“Gjendja është alarmante sa i përket bilancit tregtar apo raportit në mes eksportit dhe importit në Kosovë. Është koha për një dialog për depolitizim të ekonomisë, është koha kur duhet të ketë një qasje pro bizneseve dhe jo gjithmonë të kemi qasje për të shkatërruar bizneset, sepse në fund të fundit nga kjo situatë nga Kosova po ikin qytetarët, po ik kapitali dhe ka filluar të ikë edhe prodhimi. Në ekonomi nuk ka emocion, ka interes dhe profit. Nëse nuk krijohen kushte për një afarizëm të mirëfilltë me trende dhe rezultate pozitive atëherë nuk duhet të na habit fakti që shumë prodhime që sot prodhohen në Kosovë nesër do t’i gjejmë në Shqipëri, Maqedoni apo diku tjetër, sepse rrethanat ekonomike dhe faktorët ekonomikë, qoftë mikro, qoftë makro, janë shumë më të favorshme atje sesa çka ofrojmë ne në Kosovë”, tha ai.

Gërxhaliu kritikoi gjithashtu ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e quajtur këtë një faktor që po e bën prodhimin vendor jokonkurrues, jo vetëm në tregun rajonal, por edhe në atë evropian.

“Vetë fakti që kemi ngritje të çmimit të energjisë elektrike dhe tani edhe ZRRE-ja fiton në procesin gjyqësor që ka të drejtë pse e ka ngritur çmimin e bën prodhimin kosovar jokonkurrues, jo në tregun vendor apo rajonal, por edhe evropian edhe më gjerë.


Nuk duhet të na habit fakti që jemi këtu që Kosova për fat të keq eksporton vetëm para të gatshme. Vetë fakti që në nëntor të vitit 2024 e ke pasur shkallën e inflacionit 0.9 për qind dhe sot në korrik ka arritur në 4.3 për qind është një ngritje e çmimeve të produkteve esenciale për 25 për qind”, tha për Ekonominë Online Gërxhaliu.

Share This:

Tags: Gërxhaliu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Hamza: Asnjëherë nuk kam vendos vija të

18 November 2025
Futboll

Granit Xhaka lajmërohet me një postim e

18 November 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të martën, 18

18 November 2025
Lajme

Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53

17 November 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.