Friday 3 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Policia e Gjilanit me 1430 gjoba dhe 28 aksidente të hetuara në një javë

Takim gjeneralësh, Jashari pret Shefin e Mbrojtjes së Turqisë – diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Delegacioni i PH Zug vizitoi shkollat fillore në Gjilan ku u njohën me praktikat mësimore

Kuvendi jofunksional, njohësit paralajmërojnë pasoja serioze

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave Sociale – investim i Telkos

Elon Musk, i pari në botë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë

UKZ ka mirëpritur studentët me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2025/2026

Ja cilat do të jenë 3 pojektet kryesore të Pogragjës, në Qeverisjen e Arbër Ismajlit

Mbyllja e qeverisë amerikane, Ambasada e ShBA’së në Kosovë del me njoftim sa i përket

QKMF-ja, bëhet me ultrazë modern dhe pajisje mjekësore

 Gazetarët rrëfejnë para deputetëve për sulmet në veri, kërkojnë kushte me të mira e siguri
Lajme

Gazetarët rrëfejnë para deputetëve për sulmet në veri, kërkojnë kushte me të mira e siguri

21 June 2023 0 Comment 4 min read

AA

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka mbajtur seancë dëgjimore me gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri.

Aty, gazetarët treguan vështirësitë dhe dhunën që e kanë përjetuar nga grupet kriminale në veri.

Gazetarja e televizionit publik, Venera Xhoxhaj, tha se ne 16 qershor në Leposaviq, shumë gazetarë kanë pësuar lëndime ngase në drejtim të tyre është gjuajtur me rrebesh gurësh.

Ajo më pas sqaroi se fillimisht është sulmuar kameramani dhe kanë tentuar që t’ia marrin edhe kamerën.

Xhoxhaj ka kërkuar kushte e siguri më shumë për gazetarët.

 “Mendoj që kemi bërë punën tonë në gjendje të jashtëzakonshme, po e shihni Pleuratin dhe Laurën goxha shumë të lënduar. Kemi pësuar lëndime shumë të mëdha dhe pamëshirshëm kanë gjuajtur rrebesh gurësh, por që kemi arrit t’ia dalim. Konsideroj se profesioni i gazetarit është mision, pavarësisht si e mjekut, ushtarit etj”, tha ajo.

“E keni parë edhe sulmin ndaj nesh por edhe Laurës, që fillimisht e kanë sulmuar Bardhin e më pastaj kanë tentuar edhe të më marrin pajisjet që kam gjiruar”, tha ajo, teksa kërkoi t’u ofrohen kushte më të mira për gazetarët.

Kryetari i këtij Komisioni, Valon Ramadani, tha se sulmet ndaj gazetarëve kanë qenë të qëllimshme vetëm pse është shpërfaq realiteti atje.

“Ato sulme nuk kanë qenë të rastësishme por të qëllimshme dhe ato që i keni shpërfaq nuk u ka pëlqyer grupeve kriminaleve. Ju keni rrezikuar deri te jeta dhe jemi krenarë për punën që jeni duke e bërë. Unë e than edhe në seancë jemi krah gazetarëve dhe çdo hap që është i nevojshëm di ta bëjmë si komision”, tha Ramadani.

E Bardh Bekteshi, kameraman nga RTK-ja, tha se gjatë raportimeve në veri nuk kanë pasur siguri dhe se janë sulmuar në mënyrën më brutale.

“Ajo ndjenja që shkon çdo ditë dhe kur e ndjen që nuk ke kurrfarë sigurie nuk është ndjenjë e mire. Pritem se nuk na sulmojnë në atë mënyrë, por kur kaloi ministri çka nuk munden me u shfry në ministrin e kryen tek ne”, tha Bekteshi, raporton Ekonomia Online.

Pleurat Salihu, i cili në veri kishte pësuar thyerje të dorës, tregoi një video kur janë urdhëruar grupet kriminale për t’i larguar gazetarët nga ombrella pasi ka filluar të binte shi. E urdhri sipas Salihut është dhënë nga ish-kryetari i Leposaviqit.

Share This:

Tags: Gazetaret Veriu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Policia e Gjilanit me 1430 gjoba dhe

3 October 2025
Futboll

Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet

3 October 2025
Lajme

Takim gjeneralësh, Jashari pret Shefin e Mbrojtjes

3 October 2025
Futboll

Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet e

3 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Raporti i DASH-it: Në Ballkanin Perëndimor ka

13 August 2025

Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e tij të ri mbi gjendjen e të

Futboll Lajme Sport

Gazetarët nga Gjilani vizitojnë Oltion Bilallin: Futbollisti

20 May 2025

Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, një grup gazetarësh nga Gjilani kanë vizituar

Lajme

Fillon takimi trepalësh në Bruksel për dinarin

25 April 2024

Një takim trepalësh, mes kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e të dërguarit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.