Thursday 5 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LDK në Gjilan kritikon qeverisjen lokale: Qyteti po përballet me bllokadë zhvillimore dhe degradim të

Kamenicë: Gjobitet me 500 euro pronari i biznesit për hedhjen e mbeturinave në lumin e

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike

Tronditet Prokurimi i Policisë së Kosovës – drejtori nën hetim për dhjetëra kontrata, IPK kërkon

Ndeshjet e zjarrta të Europa League: Juventus udhëton në Holandë, Leverkusen pret Marseille

Një punëtor i Raiffeisen Bankës qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan

Në Kamenicë mbahet punëtoria e dytë për Planin e Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban

Presidentja Shiroka Pula takon ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis

Ish-Presidentja Jahjaga urim special babait për 80-vjetorin: 80 vite jetë, dashuri dhe sakrificë

Presidenti Begaj merr progres-raportin e KE-së: Shqipëria e përkushtuar për anëtarësim në BE deri në

 “Future Minds Academy” ofron bursa njëvjeçare për nxënësit e dalluar të Gjilanit në fushën e teknologjisë
Lajme

“Future Minds Academy” ofron bursa njëvjeçare për nxënësit e dalluar të Gjilanit në fushën e teknologjisë

17 November 2024 0 Comment 5 min read

AA

Ishte larguar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë i ri, kur ishte nxënës i gjimnazit „Zenel Hajdini“.

Atje ishte shkolluar, kishte bërë emër në shkencat kompjuterike, kishte punuar për kompanitë më të mëdha në SHBA, si Silicon Wally, (vend ku gjinden start up dhe kompanitë globale të teknologjisë), dhe pas 25 vite ka vendosur të kthehet në vendlindje për të dhënë kontributin.

Ridvan Aliu tani në Gjilan ka hapur Kompaninë “Future Minds Academy” dhe po sjell përvojat e marrura në SHBA, tek të rinjtë e talentuar në fushën e teknologjisë, duke aftësuar e punësuar qindra të rinj, të atillë që kanë hapur bizneset e veta e që kanë përfituar mbi 400 mijë dollarë projekte.

Këtë të shtunë, ai u kishte bërë ftesë drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve të matematikës e TIK-ut, këshilltarëve për karrierë për të biseduar për ofrimin e bursave për nxënësve të Shkollave të Mesme të Ulëta dhe Shkollave të Mesme të Larta, për t’i njoftuar ata se “Future Minds Academy” do të ofrojë bursa për një vit, nga 60 euro në muaj, 5 bursa për çdo shkollë, ku ndër kriteret do të jenë njohja e gjuhës angleze, njohuritë nga TIK-u, programimi dhe aftësi të tjera, të cilët më pas do të përgatiten në shtatë fusha të ndryshme në sferën e teknologjisë.

Një fjalim motivues ka mbajtur Qazim Aliu, profesor i Gjuhës Angleze, veteran i arsimit, i cili pasi ka folur për rrugëtimin e tij jetësor, i ka inkurajuar të rinjtë që të mësojnë, të aftësohen e të punojnë në të mirën e vendit.

Arsim Shala, ka shpalosur përvojën e tij, duke qenë i punësuar në Kombet e Bashkuara, në vende të ndryshme të botës e në kompani të mëdha zvicerane, por që tashti edhe ai është angazhuar në këtë Akademi për t’i kontribuar vendit të vet, derisa Shpend Nuhiu, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan ka theksuar se Drejtoria e Arsimit në Gjilan do të përkrahë këto projekte, nga të cilat do të dalin kuadro për tregun lokalë, të Kosovës dhe atë botëror. Nuhiu tha sde me “Future Minds Academy”, kanë nënshkruar memondarimin e bashkëpunimit.

Bregan Isufi, nga Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit, ka thënë se bashkë me Ridvan Aliun kanë vendosur që prej tash e tutje, Gjilanin apo kryeqytetin e Matematikës ta shndërrojnë edhe në kryeqytet të Teknologjisë Informative.

“Talentëve të qytetit po ju ofrohet një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e tyre. Zhvillimi dhe avancimi i tyre do të përkthehet direkt në zhvillim ekonomik të komunës sonë. Me anë të kësaj marrëveshje, nxënësit fitues të OMGj 2025 (cikli 7-9) do të përfitojnë bursa në programet trajnuese që ofron Future Minds Academy. Po stimulojmë talentet dhe po ua gjejmë atyre vendin e duhur”, ka thënë Isufi.

Ndryshe, drejtorët e shkollave, mësimdhënësve e matematikës e TIK-ut, këshilltarët për karrierë dhe të pranishmit e tjerë janë ndalur në një bashkëbisedim me drejtuesit e “Future Minds Academy”, duke kërkuar shtigje të përbashkëta për të mirën e të rinjve tanë. Burimi i lajmit / kryelajmi.com

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Bardh Frangu vjen në Gjilan për promovimin

5 November 2026
Lajme

LDK në Gjilan kritikon qeverisjen lokale: Qyteti

5 November 2026
Lajme

Kamenicë: Gjobitet me 500 euro pronari i

5 November 2026
Lajme

Lind foshnja e parë me IVF në

5 November 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Bardh Frangu vjen në Gjilan për promovimin

5 November 2026

Klubi Letrar “Beqir Musliu” organizon të shtunën një takim letrar me shkrimtarin, poetin dhe

Lajme

Në Kamenicë mbahet punëtoria e dytë për

5 November 2026

Komuna e Kamenicës, në bashkëpunim me UN-Habitat Kosova dhe me mbështetjen e Friedrich Ebert

Lajme

Tre persona janë arrestuar në Gjilan nën

5 November 2026

Sipas njoftimit të policisë, më 5 nëntor 2026, zyrtarët policorë kanë kontrolluar tre persona,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.