Fushata Zgjedhore 28 dhjetor 2025 – Arben Mustafa – vizitoi bizneset në tregun e gjelbër, ndau programin e PDK-së për zhvillim ekonomik
Arben Mustafa – vizitoi bizneset në tregun e gjelbër, ndau programin e PDK-së për zhvillim ekonomik.
Kandidati i PDK-së nga Gjilani, ekonomisti i mirënjohur, Arben Mustafa, në vazhdën e vizitave dhe takimeve me qytetarë ka qëndruar në Tregun e Gjelbër në Gjilan, ku ka pa nga afër veprimtarinë e tregëtarëve dhe bizneseve.
“Me nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismailin, dhe kolegët kandidatë për deputetë nga dega e Gjilanit, vizituam bizneset dhe takuam qytetarët në Tregun e Gjelbër”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në rrjete sociale.
Ai, tutje ka vënë theksin tek faturat e energjisë elektrike që kanë qenë ndër temat më të debatuara të ditëve të fundit.
“Faturat e larta të energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve të produkteve bazike mbeten ndër shqetësimet kryesore edhe të qytetarëve të Gjilanit”, ka shtuar z. Mustafa.
“Me ta ndamë programin e PDK-së për zhvillim ekonomik, mbështetje për bizneset lokale dhe qeverisje dinjitoze për çdo familje”, përfundoi njoftimin e tij ekonomisti I shquar që bartë numrin 5 në listën zgjedhore të PDK-së, z. Arben Mustafa.
#PDK130 #BedriHamza1 #ArbenMustafa5
