
Foda tregon pse e inkuadroi në fund të ndeshjes Zhegrovën
Kombëtarja e Kosovës mbrë luajti baras me 0-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Sllovenisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Pas përfundimit të ndeshjes përzgjedhësi Franco Foda, doli në konferencë ku ndër të tjera foli edhe për inkuadrimin në minutat e fundit, konkretisht në minutën e 88-të të Edon Zhegrovës në lojë.
Foda ka thënë se Zhegrova ka qenë i lodhur nga stërvitja e fundit dhe se atë po e trajtojnë me kujdes për shkak të lëndimit të pësuar së fundmi.
“Edoni është top lojtar, por nuk duhet të harrojmë që ai që nga janari nuk ka luajtur. Edoni ka qenë i lodhur nga stërvitja e fundit dhe duhet ta trajtojmë me kujdes”, përfundoi ai.
Kosova të hënën më 13 tetor do të përballet me Suedinë në udhëtim.
