Thursday 7 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

Gjilan: Fermerët informohen rreth skemës së granteve investuese

Osmani publikon letrën që ia dërgoi Trump, presidenti amerikan e nënvizioi pjesën ku e quan

Java nisi me stuhi të forta e breshër, gradualisht rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat deri

 Fitorja e Luiza Gegës, “risia” në Maratonën e Prishtinës
Sport Sporte tjera

Fitorja e Luiza Gegës, “risia” në Maratonën e Prishtinës

23 September 2024 0 Comment 5 min read

AA

Atletja më e mirë shqiptare, Luiza Gega, vrapoi të dielën për herë të parë në Maratonën e Prishtinës. Për 35-vjeçaren ishte vetëm maratona e dytë në karrierë.

Gega e fitoi pa telashe vrapimin në 42 kilometra e 195 metra. Madje nuk kishte konkurrencë në mesin e vrapuesve. Gega fitoi me kohë prej 2 orë, 35 minuta e 7 sekonda. Pas saj ishin tri keniase. Mercy Chemutai kishte kohën më të mirë prej tyre, 2 orë, 46 minuta e 17 sekonda. Pra ajo mbeti plot 11 minuta pas atletës shqiptare.

Gega ka tituj të Evropës në vrapimin në 3000 metra me pengesa. Medalje të artë ka fituar edhe në Lojëra Evropiane e Lojëra Mesdhetare. Ka paralajmëruar më shumë gara në vrapime të rrugës.

“Është kënaqësi shumë e madhe. Nuk jam shumë për maratonë, por mendoj se ka ardhur koha të testohem në garat e rrugës. Ky është një fillim i ri për mua. Sot vendosa rekord shtetëror për Shqipërinë. E shijova shumë itinerarin e garës. Organizimi ishte shumë i mirë. Kishte shenja treguese, polici. Prisja konkurrencë më të madhe. Vajzat nga Kenia janë shumë të mira. Kam vrapuar me një vajzë që ishte në 21 kilometra, kur ajo u kthye më erdhi keq të ulja ritmin dhe vazhdova. Sot më shumë erdha për ta përshkuar distancën. Në kilometrin e 35-të pata pak vështirësi, por që e kalova. Kjo është maratona ime e dytë në karrierë, por jo edhe e fundit. Do të jem në Tiranë muajin tjetër”, ka thënë Gega.

Fitorja e Gegës ishte risia e vetme në edicionin e 23-të të Maratonës së Prishtinës. Kjo garë për kohë të gjatë ishte gjysmëmaratonë, por u shndërrua në maratonë disa vjet më parë.

Sipas organizatorit ishin mbi 1000 pjesëmarrës në të gjitha disiplinat. Si zakonisht kanë dominuar vrapuesit nga Kenia. Këtë herë Gega ndërpreu dominimin e plotë të tyre.

Te vrapuesit katër më të mirët ishin nga Kenia. Të gjithë janë pjesë e klubit Benedek nga Hungaria. Pjesë e këtij klubi janë edhe tri keniaset që mbetën pas Gegës.

Kiptoo Kimaiyo u shpall kampion te vrapuesit me kohë prej 2 orë, 20 minuta e pesë sekonda. Ai në cak hyri së bashku me Laban Cheruiyot, që u rendit i dyti me kohë të njëjtë. Kjo dyshe u shkëput shumë herët në garë. Dhe fitoi në mënyrë komode.

Cosmas Kigen ishte i treti me kohë prej 2 orë, 28 minuta e 12 sekonda.

Siç ndodhë shpesh, asnjë vrapues i Kosovës nuk ishte në mesin e gjashtë më të mirëve.

Edhe në 21 kilometra kanë dominuar atletët kenias të klubit Benedek. Dy atletë e dy atlete nga Kenia ishin të parët.

U garua edhe në 10 kilometra, 5 kilometra dhe në 2 kilometra për fëmijë. Garë sipas traditës kishte edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Nuk ka pasur risi sa i takon organizimit të garës. Për organizimin ka vazhdimisht kritika. Atletët kanë vrapuar derisa pranë tyre nuk është ndalur qarkullimi i veturave. Kanë lëvizur edhe njerëzit në shtegun që do të duhej të ishte i rezervuar për vrapuesit, ndërsa shikues të maratonës thuajse nuk ka pasur fare. Dhjetëra persona, kryesisht të përfshirë në organizim ishin në cak.

Kampionët në maratonë janë shpërblyer me nga 3000 euro. Për vendin e dytë janë ndarë nga 2000 euro, ndërsa për të tretin nga 1000. Për gjysmëmaratonë, shpërblimi për vendin e parë ishte 700 euro.

Burimi i lajmit: Koha

Share This:

Tags: Luiza gega
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit,

7 August 2025
Uncategorised

Hapet panairi rajonal “Anamorava mirëpret Diasporën”

7 August 2025
Lajme

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri,

7 August 2025
Lajme

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi,

7 August 2025
RELATED Stories for you
Sport Sporte tjera

Luiza Gega eliminohet nga Lojërat Olimpike “Paris

4 August 2024

Luiza Gega nuk ia ka dalë që të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e 3000

Sport Sporte tjera

Shpresa e vetme për medalje te Shqipëria,

4 August 2024

Sot Shqipëria do të nisë garat e saj me sportistët e kualifikuar më normë në

Lajme

Luiza Gega merr medalje të artë në

24 July 2023

Luiza Gega është kualifikuar në Lojërat Olimpike, Paris 2024. Kampionia shqiptare e atletikës ka

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.