
FFK nis procesin e dixhitalizimit të futbollit
Kreu i FFK-së, Agim Ademi ka njoftuar se futbolli është në fazën finale të dixhitalizimit.

Sipas tij, nga sot, për tri ditë me radhë, do të mbahet një punëtori për fazën finale të implementimit të sistemit MyFFK.
Ademi ka njoftuar poashtu se ky sistem do të dixhitalizojë administratën e FFK-së, lidhjet rajonale, regjistrimin e lojtarëve, klubet, referimin dhe menaxhimin e garave.

Ai ka falënderuar Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite, e cila e ka dhuruar këtë sistem tepër të sofistikuar për FFK-në.


