Festina Kurteshi, kryetare e Forumit të Gruas së AKR-së në Gjilan
Në vazhdën e aktiviteteve të saj, Forumi i Gruas së AKR-së në Gjilan ka zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse. Festina Kurteshi është zgjedhur kryatere e këtij forumi.
Lajmin e ka bërë të ditur për TV Gjilani, Gëzim Ibrahimi nga kryesia e degës së AKR-së, i cili ka nënvizuar se Barazia Gjinore, është jetike për ngritjen e nivelit kulturor dhe zhvillimin e tërësishëm të shoqërisë.
“Isha i privilegjuar qe ne emer te Presidentit Behgjet Pacolli, te marre pjese ne punimet e forumit zgjedhor te gruas ne degen e AKR-es ne Gjilan. Barazia gjinore qe ne Kosove ka qene dhe vazhdon te jete per t’u deshiruar, eshte kruciale dhe jetike per ngritjen e nivelit kulturor e zhvillimor te shoqerise ne teresi”, ka shkruar ai në rrjete sociale.
AKR-ja, si parti demokratike-liberale, target të veçantë në programin dhe aktivitetet e saj e ka barazinë gjinore, gjegjësisht krijimin e kushteve dhe rrethanave që mundësojnë barazinë e plotë të burrit dhe gruas në aktivitete, zgjedhje dhe vendim marrje.
“Edhe në këtë takim që kishte karakter zgjedhor e festiv, nuk u tejkalua vlerësimi i situatës aktuale politike, me theks të veçantë në pjesën veriore të vendit. Ishte mendim i përgjithshëm se interesi i shtetit duhet të jetë mbi të gjitha. Duhet t’i flakim anash të gjitha mosmarrëveshjet, inatet, interesat partiake e individuale dhe së bashku e në koordinim të plotë me nunin e pavarësisë – SHBA-t, të punojmë për finalizimin e shtetësisë së Kosovës”, ka shkruar ai, duke njoftuar zyrtarizimin e kryetares së re të Forumit të gruas së AKR-së, Festina Kurteshi.