Sunday 11 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan: Selatin Ismajli – Në Përkujtim të Vëllait Tim Dëshmor

191 mijë e 837 emigrantë votuan në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë

Universiteti i Prishtinë sqarohet për mbajtjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së në ambientet e

100-vjeçari hedh votën në Tiranë: Kam votuar që në vitin 1946

Dizajnerja Rita Hoxha prezanton krijimet e saj në tepihun e kuq të Festivalit të Filmit

Edhe vazhdimi i 14-të dështim, pasnesër përpjekja e 15-të për konstitituim të Kuvendit

U gjetën motoristët që kishin humbur rrugën afër Shtërpcës, janë shëndoshë e mirë

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Votimet në Shqipëri, test për rrugën drejt BE-së

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit më të lartë në Botë

 Feride Rushiti: Traumat e grave të dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë janë bartur edhe te fëmijët e tyre
Lajme

Feride Rushiti: Traumat e grave të dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë janë bartur edhe te fëmijët e tyre

16 February 2023 0 Comment 5 min read

AA

Traumat e grave të dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë janë bartur edhe te fëmijët e tyre. Kështu tha drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti.

Në prezantimin e hulumtimit të parë të kësaj natyre, ajo argumenton se traumat e grave të dhunuara seksualisht janë bartur edhe te fëmijët e tyre.

“Gratë dhe burrat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës, trauma ndërvepron dhe qarkullon tek të gjithë anëtarët e familjes. Kjo konferencë është titulluar jo rastësisht ‘A mundet terapia familjare të rikthejë ndryshimet epigjenetike që mund të jenë të shkaktuara nga efektet e çrregullimit të stresit pas traumatik ambor dhe traumës ndër-brezore?’, ku është vërtetuar që trauma e shkaktuar është bartur edhe tek fëmijët”, u shpreh ajo.

Më tej, Rushiti shtoi se ky studim tregon se terapia familjare ka ndikuar pozitivisht në disa raste.

“Gratë dhe burrat që kanë përjetuar dhunë seksuale, ato trauma nuk ndikojnë vetëm tek ata por edhe tek familjarët e tyre. Ata bartin dhe manifestojnë simptoma po ashtu si nënat e tyre. Ky studim me gratë është i pari në botë që është bërë. Për më shumë se 23 vjet kjo qendër ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë për këto gra”.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott theksoi se mbështetja e mbijetuarve është prioritet i qeverisë britanike.

“Përmes iniciativës për parandalimin e dhunës seksuale në konflikt ne do të vazhdojmë të kontribuojmë drejt këtij prioriteti. Studime të tilla janë shumë të rëndësishme për Kosovën, së pari parandalimi i dhunës seksuale dhe parandalimi i bartjes së traumës në gjenerate. Gjetjet nga ky studim vërtetojnë që përkrahja e të mbijetuarve parandalon bartjen e traumës”, shtoi ai.

Shyretë Sulejmani e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, rrëfeu për tmerrin që e kishte pësuar gjatë kohës së luftës.

“Dhimbja si e mbijetuar gjatë luftës nuk përfundon kurrë, kam dashur ta lë në harresë. Nuk kam qenë në gjendje t’i mbroj vajzat e mia nga një kujtim kaq i tmerrshëm. Kam pyetur veten me qindra herë a jam unë një nënë e mirë ndjesia e fajit është shkatërruese”, thotë ajo.

Ndër të tjera ajo shprehet se, “më gëzon shumë fakti që pikërisht në vendin tim në Kosovë po bëhen shumë hulumtime që tregojnë traumën tonë”.

“Nuk mundemi të ndalojmë traumën nga brezi në brez por duke komunikuar me fëmijët tanë. Ne nuk kemi zgjedhur të kaluarën tonë por kemi mundësi të zgjedhim të ardhmen”, përfundoi ajo.

Share This:

Tags: Feride Rushiti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shkruan: Selatin Ismajli – Në Përkujtim të

11 May 2025
Lajme

191 mijë e 837 emigrantë votuan në

11 May 2025
Futboll

Baseli i Shaqës dhe shqiptarëve zyrtarisht kampion

11 May 2025
Futboll

KF Kika siguron mbijetesën, fiton 0:2 në

11 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Voto për Feride Rushitin për çmimin “European

1 May 2025

Feride është aktivistja e parë që u dha zë të mbijetuarve të dhunës seksuale

Lajme

Feride Rushiti: E lumtur për nominimin për

17 January 2025

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT),

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.