Wednesday 14 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive për konsultim

Pas protestave të veteranëve, Trendafilova anulon konferencën

Vizita historike: Trump shkel tokën arabe

Dështon për herën e 15’të seanca e konstituimit të Kuvendit

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

Gjilan: Në Ditën Ndërkombëtare, Spitali i Përgjithshëm ndanë mirënjohje për infermieren Xhylsime Vranja

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

Konferencë Ndërkombëtare – Asociacioni Kosovar për Imunologji, Astma dhe Alergji – AKIAA

Rritja e çmimit të rrymës – Këto janë 4 pikat që LDK`ja kërkon nga ZRRE

 Fatmir Selimi: kujtimet për aktivitetin e ShHB “Nëna Tereze” – dega Gjilan (1990 – 1991)
Kulturë

Fatmir Selimi: kujtimet për aktivitetin e ShHB “Nëna Tereze” – dega Gjilan (1990 – 1991)

28 May 2023 0 Comment 13 min read

AA

DËSHMI PUBLICISTIKE DHE HISTORIKE

 Shkruan: METI REXHEPI

FATMIR SELIMI:”KUJTIMET PËR  AKTIVITETIN  E SHHB “NËNA TEREZË”- DEGA NË GJILAN (1990-1991); QPKA-GJILAN, 2022

Miku i librit dhe dëshmitari i drejtpërdrejtë i ngjarjeve, Doktor Fatmir Hysen Selimi, që në hyrje të librit tij pohon: “pas një periudhe kohore 30 vjeçare”, vendosi t`i nxirrte në mënyrë kronologjike gjithë këto shënime në trajtë libri prej 270 faqesh, me dëshmi faksimilesh, duke shtuar 199 foto për grupe dhe individë, shkëputur prej tubimesh të shumta, portrete veprimtarësh e bamirësish, 18 shënime gazetareske, kryesisht informative për pasqyrimin e veprimtarisë të Degës së SHHB-së “Nëna Terezë” në Gjilan, gjatë viteve 1990-1991.

Kështu, autori pasqyroi nismën dhe aktet e aktorët e themelimit të Degës dhe, pastaj gjithë veprimtarinë e dendur për nën-degëzimin e kësaj Shoqate Humanitare e kulturore. Nga kronologjia e shënimeve që shtrohen në këtë publikim, shohim një përkushtim vullnetar të paparë deri atëherë! Themelonim, e thash në shumës, meqë isha njëri nga veprimtarët themelues të këshillit nismëtar të Degës së SHHB “Nëna Terezë” në Gjilan, mandej  nëndegët  me veprimtari të gërshetuara kulturore: foljore, artistike-letrare e muzikore, të gjitha të pleksura njëkohësisht gjatë akteve të nën-degëzimit.

Çështja e themelimit dhe e organizimit të një Shoqate Bamirëse Humanitare, erdhi si domosdo e rrethanave tejet shtrënguese të Serbisë pushtuese mbi shqiptarët. Prania e disa emrave të lakuar më shumë se sa të tjerëve në shënimet e këtij publikimi, dëshmon përkushtimin e tyre, pothuajse  të çdo ditshëm, për zgjerimin e nëndegëve në Gjilan dhe në vendbanimet e fshatrat përreth dhe më tej, si: në Stubëll të Epërme të Vitisë, në Dardanë (ish Kamenicë), në Preshevë, në Bujanoc e gjetiu, për të cilat autori i ka dhënë shënimet e përgjithshme në këtë libër.

Të dhënat që sjell libri i këtij autori, ndjekin kronologjinë e veprimtarisë së pandalshme të Degës së Shoqatës me nën-degët, për t`i gjetur mënyrat e ndihmës për nevojtarët, edhe ata të flakurit dhunshëm nga puna e përhershme, si pasoja të mos pranimit të masave nënshtruese ndaj Serbisë!

Në cilësi të vlerësuesit të tashëm të morisë së gjerë të ngjarjeve, që ngërthyen dhe zbërthyen veprimtarët, të cilët prekën ndjeshmërinë e bamirësisë në stilin e Gonxhe Kolë Bojaxhiut, të bamirëses tonë të mirënjohur në botë Nëna Terezë, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, e shpallur nga Vatikani  e ”Shenjtëruar”, përkatësisht Shën Tereza! 

Nga kjo rrethanë shtrihej dhe doli në sipër-shfaqje mendësia e bamirësisë! Vështruar kahes së parashikimeve të së ardhmes, pjekjen e mendësisë për bamirësi në skamje e vështirësi, duhej të dëshmonte dikush për brezat e tashëm e të ardhshëm atë përkushtim, atë vrull, ato ritme, atë dinamikë, atë vullnet, ato zbutje zemrash, të cilat nuk arrinte t`i ndalte kurrsesi policia represive e okupatorëve serbë dhe, sivëllezërit e tyre sllavë: maqedonas e malazias.

Autori Fatmir Selimi për ta hartuar këtë libër me ritme të dendura veprimtarish, për përfshirjen, konsolidimin, përzgjedhjen e të dhënave, para këtij publikimi kishte tri botime librash, të miratuara nga kryesia e SHHB “Nëna Terezë”  e  Degës në Gjilan. Këtu shohim se ky autor ka cituar disa nga të dhënat nga publikimi “Bamirësia”, botuar në Gjilan, më 1990 dhe, pak nga botimi tjetër i SHHB “Nëna Terezë” “Flakërimë”; botuar në Gjilan, më 1992. Mirëpo, nuk është përmendur, as nuk janë marr të dhëna prej librit “Kohë-ngjeshje bamirësie”, të dy bashkautorëve, anëtarë të kryesisë së Degës, e publikuar në Gjilan, në vitin 2000, e miratuar nga kryesia e Degës së SHHB në Gjilan, në shenj rrumbullakimi të dhjetëvjetorit të funksionimit frytdhënës të Degës së SHHB “Nëna Terezë” në Gjilan, me mbi dyzetepesë nëndegë vepruese.

Dega e SHHB “Nëna Terezë” në Gjilan, kryetar i  së cilës ishte, që nga themelimi Fatmir Selimi, në secilin tubim për ngritjen e nëndegëve, padyshim i ka nënvizuar ngjarjet si shtytës dhe si autor gjithandej, në të gjitha faqet e këtij vëllimi, që shpërfaqshim gërshetime letrare-poetike, recitime, fjalime emocionale, këngë e valle, të cilat hartuesi i librit është kujdesur  dhe i ka pasqyruar si zhvillime të pandara të bamirësisë. Të gjitha këto pleksje humanitare, kulturore, poetike, artistike, zbrazje ndjenjash dhe euforish njerëzore përshkuar prej frymës atdhetare; nuk mund t`i tejkalonin  mëtimet e motiveve politike-kombëtare për përballimin e pushtimit të rëndë dhe dhunën e vijueshme të shtetit të Serbisë. Serbia ushtronte dhunë, duke shtuar varfërinë, si rrethanë nënshtrimi e shpopullimi të popullit tonë.

Mërgatës sonë i shtohej barra dhe përgjegjësia për t`i ndihmuar vatrat, familjarët, skamnorët e vendlindjeve të veta. Shtresimi  atdhetarë për shtet-bërje kërkonte mënyra, mundësi e mjete, njohje e përkrahje ndërkombëtare, që mëtimet fiktive për Republikën e Kosovës të përtrolliteshin me përmbushje faktike! Ishim para dy alternativave: t`i zbraznim vatrat tona ose të përballeshim me një luftë shfarosëse?!

Në kontekst të këtij libri kam të drejtë t`i shoh ngjarjet dhe rrjedhat e tyre, sipas dioptrisë time… Si? Ndoshta është dashur të përmenden tri publikimet e mëparshme të Degës së Shoqatës, me tërë faktet dhe mangësitë e tyre, ku e ku të plota, ku e ku të pjesshme, ku e ku të mangët, ku e ku me çiltërsi, ku e ku me gabime e, ku e ku me ndonjë hile?…

Sidoqoftë, libri që kemi në duar, që nga viti i kaluar 2022, gjithsesi është vijimësi e tri publikimeve të kësaj natyre dhe, si i tillë i plotëson disa mangësi, duke sjellë emra më të shumtë të veprimtarëve vullnet-mirë dhe bamirës, njoftime më të shumta ngjarjesh e vendesh dhe, një spektër më të gjerë lëvizjesh kulturore përkitazi veprimtarisë për bamirësi. Mandej, pa ngurruar autori i këtyre ngjarjeve spikatë ndërhyrjen partiake, kinse për t`i dhënë kahe Shoqatës nga politizimi i saj, kur politika gjysmë legale e atyre viteve ishte ende pasive dhe, e frikësuar së tepërmi  e anemike.

Megjithatë, duke shkruar për këtë libër dokumentar të Fatmir Selimit, le t`ia tumirim vullnetin këtij veprimtari të palodhshëm, që mori përsipër mundin dhe guximin, ndonëse i pa-përkrahur por, i pandalshëm për t`i shtyrë qëllimet paravajtëse me vullnetin e zemrës e të gjoksit tutje, krejtësisht i vetëm?! Përse duhej të mbetej kështu i vetmuar ky veprimtar për bamirësi; tashmë kur i kemi institucionet shtetërore financiare, kulturore, arsimore dhe shkencore?! Doktor Fatmir Selimi na e ka sjellë në tavolinë këtë libër, ku mungon era e djersëve të tij dhe e bashkëveprimtarëve, pa përfilljen e tyre, së paku, me një mirënjohje institucionale të pushtet të drejtuesve të djeshëm e të sotëm?

Shohim këtu, që nga dhjetori i vitit 1990, prej faqes 110 deri në faqen 132 disa pasqyra tabelore me të dhëna financiare dhe të mira materiale nga nëndegët, hyrje-daljet… Më tej ndjekim shënime të grumbullimeve pa data, kontribute financiare të individëve me emra e mbiemra, kryesisht gjatë viteve 1990-1991.

Nga faqja 131 deri në faqen 167, autori trajton në mënyrë të përgjithësuar portrete bamirësish të dalluar dhe, pasojnë shënime për ndërtimin e ambulancës e të shtëpisë së pleqve në kuadër të SHHB – Degës “Nëna Terezë” në Gjilan. Shënimi për themelimin e Degës së Partisë Shqiptare Demokristiane në Gjilan, në përbërje të këtij libri, i profilizuar për bamirësi, më duket bie ndesh me një profilizimi të këtillë.

Andaj, për t`u shprehur në mënyrë sintetike duhet të konstatojmë: publikimet e këtilla për ta arritur gjithë-përfshirjen e kësaj lënde kaq të gjerë, saktësinë e të dhënave, kompetencën argumentuese, bëhen kryesisht nga grupe autorësh e profilesh, që e plotësojnë njëri-tjetrin.

Gjatë veprimtarive të nën-degëzimit të Shoqatës Bamirëse, individët me ndikim i dhanë vullnet popullit të frikësuar e të kërcënuar. I jepnim besim njëri-tjetrit, mbase mëtonim të arrinim një njëjtësim synimesh të paparë… Ishin vite të afrimit mes profilesh të ndryshme, veçmas me bashkësitë e shtresimeve fetare; duke shpjerë më tej ngjeshjen etnike, ri-nderimin dhe konsideratën  për “bashkimin në ndryshime”, diçka thelbësore e përtej rutinës, që e riafirmonte veprimtari shpirtëror Don Lush Gjergji.

Shoqata u bë pikënisja e organizimit të një mjekësie paralele, kundrejt marrjes së spitaleve me polici dhe mbylljes arbitrare, nga masat e dhunshme të pushtuesve serbë.

Libri i Fatmir Selimit “KUJTIME PËR AKTIVITETIN E SHHB “NËNA TEREZË” – DEGA NË GJILAN (1990-1991), solli lëndë të larmishme, të mjaftueshme për të rishkruar mbi themelin e këtij të tashmit, një ribotim libri më të konsoliduar në shumë pikëvështrime: formulime të drejta sintaksore e drejtshkrimore, me kujdes të shtuar të gjuhës e korrektimit të lëshimeve të shumta teknike.

Duke lexuar këtë libër të karakterit dokumentar e të publicistikës historike, lexuesit e nderuar, lehtësisht vërejnë disa  emra më të lakuar në rasat e gramatikës shqipe. Atëbotë, për dhjetë vjet, jam dhe unë njëri nga personazhet, njëri nga emrat më të lakuar në faqet e këtij libri. Autori asgjë nuk ka hiperbolizuar. E lypnin rrethanat ekzistenciale të ishim të tillë; të kishim mision për popullin tonë!

Autorit, Fatmir Selimit,  si dhe familjes tij, i dëshirojmë: shëndet e të mbara për shkrime të tilla   edhe më të pjekura, gjithsesi me interesim më të shtuar për publicistikën dokumentare dhe historike!                                                                                                       Gjilan, më  20 maj 2023

Share This:

Tags: Fatmir selimi Mehmetali Rexhepi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Marketing

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

13 May 2025
Kulturë

Shqipëria “rrëmbeu” një  vend në finalen e

13 May 2025
Kulturë

VOTO për “Zjerm” në Eurovision!

13 May 2025
Futboll

Futbollisti i SC Gjilani, Oltion Bilalli, mesazh

13 May 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Mehmetali Rexhepi: Përkushtime (po)etike

14 January 2025

Rexhep F. Morina: APOTEOZA E LIRISË (poezi); botoi Shtëpia botuese FIDANI, Prizren, 2024 ÇËSHTJE TË

Kulturë Letërsi

Mehmetali REXHEPI: – E KËNDSHMJA E FORTIFIKUAR

25 February 2024

Mehmetali REXHEPI – E KËNDSHMJA E FORTIFIKUAR (Cikël poetik) KRUPA ndoshta terri i natës

Kulturë Letërsi

Met Rexhepi – GRAFOMANIA (Intervistë me vetveten)

2 January 2024

PIKËPAMJE – (Intervistë me vetveten) Le ta nisi për gjuhën. Çfarë gjuhe përdorim sot

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.