Friday 9 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të premten, 09 janar 2026

Gjilan: Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit

Dr. Kamberi: Shërbimi shtëpiak ofroi mijra shërbime cilësore dhe në kohë për pacientët në nevojë

Pensionohet Bajram Hajrullahu, sekretar i shkollës “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë

Deri në një orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja

“Lutuni për Kosovën”, Granit Xhaka reagon pas vërshimeve në shtetin tonë

Pensionohet profesori Musa Ajeti pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme akademike

Bekim Azizi ri-zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Pensionohet Prof. Dr. Merxhan Avdyli pas një karriere të gjatë e të lavdishme

Cak i aksionit të Prokurorisë dhe Policisë mbi 40 persona, dëmi mbi 1 milion euro

 Evropa në mbështetje të Zelenskyt: Qëndro i patrembur
Lajme

Evropa në mbështetje të Zelenskyt: Qëndro i patrembur

2 March 2025 0 Comment 8 min read

AA

Mjaft liderë evropianë kanë mbrojtur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky kundër fyerjeve të presidentit amerikan Trump. Zelensky mund të mbështetet tek Evropa. Por ka edhe tone të tjera..

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump po ndjek qartazi një kurs të ri në lidhje me Ukrainën. Duket e shkuar e largët qëndrimi i patundur mbështetës i administratës së Joe Biden.  Me Trump është rritur presioni ndaj Ukrainësdhe kërcënimi se do të lihet vetëm, ndërkohë që dëgjohen tone të tjera ndaj Kremlinit.  Për Evropën ky kursi i ri i Trump me Putinin, i cili interpretohet ai afrim është mjaft shqetësues. Pikërisht para së dielës (02.03.), kur kryeministri britanik, Keir Starmer ka ftuar partnerët e tij evropianë në një samit të Ukrainës në Londër, në Shtëpinë e Bardhë plasi edhe skandali para kamerave mes Trump dhe Zelenskyt.

Aty presidenti amerikan, Donald Trump sulmoi ashpër kolegun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, duke thënë, se po rrezikon Luftën e Tretë Botërore. Ukraina nuk mund ta fitojë këtë luftë, sipas Trump. Para nisjes në Mar-a-Lago Trump tha se nuk është i gatshëm të takojë shpejt Zelenskin. “Nuk ishte një njeri që donte të bënte paqe dhe mua më intereson më tej vetëm nëse dëshiron të ndalojë gjakderdhjen.”

Evropa mbështet Zelenskyn

Reagimet nga politikanët e lartë evropianë ishin të menjëhershme. Ata e kanë siguruar Ukrainën për solidaritetin e tyre. Askush nuk do “paqe më shumë se qytetarët e Ukrainës”, shkroi kancelari Olaf Scholz (SPD) në shërbimin online X. “Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe Evropa”.

Reklamë

Reagime pati edhe nga kreu i CDU-së dhe me shumë gjasa kancelari i ardhshëm gjerman, Friedrich Merz. Ai shkroi në X se Gjermania qëndron në krah të Ukrainës “në kohë të mira si dhe në kohë sfiduese”. “Ne kurrë nuk duhet të ngatërrojmë agresorin dhe viktimën në këtë luftë të tmerrshme,” shkroi Merz në anglisht.

Presidenti francez, Emmanuel Macron i telefonoi Zelenskyt pas skandalit. Kjo u bë e ditur nga Pallati Elysee, por ende nuk dihet asgjë për përmbajtjen e bisedës.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen iu drejtua drejtpërdrejt kreut të shtetit ukrainas. “Qëndro i fortë, qëndro i guximshëm, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i dashur President Zelensky,” shkroi ajo në X. “Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”

Kurse drejtuesja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas vuri në pikëpyetje rolin udhëheqës të SHBA-së në botën perëndimore. “Sot është bërë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri”, shkroi ajo në rrjetet online. Ajo përsëriti gjithashtu mbështetjen evropiane për Ukrainën, e cila u sulmua nga Rusia.

Tone krejtësisht të ndryshme vijnë nga Budapesti: Kryeministri hungarez Viktor Orban falënderoi Trump për angazhimin e tij për “paqe”. “Njerëzit e fortë bëjnë paqe, njerëzit e dobët bëjnë luftë”, shkroi ai në shërbimin online X. “Sot, Presidenti Donald Trump u angazhua me guxim për paqen. Edhe nëse për shumëkush ishte e vështirë për t’u përtypur”, vazhdoi Orban dhe përfundoi me fjalët: “Faleminderit zoti President!”

Share This:

Tags: Zelensky
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 09

9 January 2026
Lajme

Gjilan: Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për

9 January 2026
Lajme

Dr. Kamberi: Shërbimi shtëpiak ofroi mijra shërbime

9 January 2026
Arte Pamore

Leonita Shala Fazliu – Zëri i ri

8 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Zelensky njofton: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi

14 December 2025

Ukraina ka hequr dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake

Uncategorised

Evropianët dalin me deklaratë të përbashkët për

16 August 2025

Këshilli Evropian ka publikuar një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga presidenti francez, Emmanuel

Lajme

Zelensky: Patëm bisedë të gjatë e thelbësore

16 August 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të shtunën se ka pasur një “bisedë të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.