
Evakuohen mbi 500 anëtarë të stafit dhe kontraktues nga misioni diplomatik amerikan në Irak
Mbi 500 anëtarë të stafit dhe kontraktues janë larguar nga misioni diplomatik amerikan në Irak që nga mëngjesi i së dielës, tha një burim i njohur, duke vënë në dukje se planet për largim ishin duke u zhvilluar tashmë para sulmeve amerikane ndaj Iranit.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit konfirmoi se “personel shtesë” u largua nga Iraku të shtunën “si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirësuar operacionet”.
Këto largime përfaqësojnë një vazhdim të procesit të filluar më 12 qershor”, kur ambasada vazhdoi largimin e urdhëruar “nga një masë e madhe kujdesi dhe për shkak të tensioneve të larta rajonale”, tha ai duke shtuar se ambasada dhe konsullata e përgjithshme mbeten të hapura dhe operative, ra. Burimi: KosovaPress
