“Euro 2024”, Kualifikueset, këto janë ndeshjen e sotme – Angli vs Itali, ndeshja kryesore
Kualifikimet për “Euro 2024” vazhdojnë edhe sonte me shtatë ndeshje. Njëra ndër këto ndeshje do te zhvillohet në ora 18:99 (Finlandë-Kazakistan).
Ndërsa gjashtë ndeshjet e tjera, do të zhvillohen në orar të njëjtë, me fillim nga ora 20:45.
Anglia do ta pres Italinë në “Wembley Stadium”, ndërsa kjo përballja është duke u cilësuar si ndeshja e natës.
Dy skuadrat synojnë fitoren, në mënyrë që ta merr kreun e tabelës në grupin C, ku aktualisht Anglia kryeson me 13 pikë, ndërsa në pozitën e dytë gjendet Italia me 10 pikë, Ukraina në pozitën e tretë me 10 pikë. Kurse në pozitën e katërt gjendet Maqedonia e Veriut me 7 pikë dhe Malta në pozitën e fundit me asnjë pikë.
Hungaria do të jetë mysafir të Lituanisë në stadiumin “S. Dariaus ir S. Girėno stadionas”.
Hungarezët synojnë ta blindojnë pozitën e parë në Grupin G, ku aktualisht posedojnë 13 pikë.
Malta do ta presë Ukrainën në stadiumin “Ta’Qali National Stadium”, ndërsa synimi i mysafirëve është te jenë befasia e grupit C, duke fituar 3 pikë të plota sonte.
Danimarka do të jetë mysafir të San Marinos në stadiumin e Serravalle.
Njëra ndër ndeshjet më të zjarrta të natës së sotme, pritet të jetë Serbia-Mali i Zi.
Duke pasur parasysh që dy kombëtarët janë fqinjë, ndeshja do të jetë një ndeshje e ashpër mes dy kombëtarëve.
Serbia aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 10 pikë, ndërsa Mali i Zi posedojnë 8 pikë