Erërat e forta, aeroplani “shkundet nga njëra anë në tjetrën” teksa ulet në aeroport
Disa pamje të publikuara nga mediat britanike thuhet se tregojnë momentin kur një aeroplan përpiqet të qëndrojë në pistë në aeroportin e Birminghamit.
Po sipas mediave britaike, aeroplani “shkundet nga njëra anë në tjetrën”, duke u ulur në aeroportin e Birminghamit.
Pamjet janë bërë në kohën kur ky vend po përballej me stuhinë Larisa me erërat që lëvizin me shpejtësi deri në 80 km/h dhe një shiu të rrëmbyeshëm.
Si pasojë, aeroportet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u përballën me vonesa të premten në mëngjes për shkak të reshjeve të mëdha të borës pasi stuhia Larisa goditi vendin gjatë natës.
Aeroporti i Birminghamit pezulloi fluturimet për rreth një orë për të pastruar borën nga pista, ndërsa Aeroporti East Midlands u detyrua të mbyllet për tre orë me pasoja që “u bartën” dhe në aeroporte të tjera.