Erblin Osmani, Brajan Gruda dhe Lorent Tolaj te Kosova? Franco Foda flet për tre yjet që po shkëlqejnë në Evropë
Bajram Shala, menaxheri i FFK-së konfirmoi se bisedimet kanë nisur me familjen e Osmanit, i cili ka vetëm 16-vjeç dhe debutoi në Bundesliga.
“Erblin Osmani? Po, drejtori Muharrem Sahiti ka pasur kontakte direkt me familjarët e Erblin Osmanit”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Foda është pyetur për dyshen Brajan Gruda e Lorent Tolaj, për të cilët deklaroi se i njeh mirë por aktualisht nuk mund të flet.
“Brajan Gruda dhe Lorent Tolaj? Janë emra shumë të mirë dhe interesant, të cilët i njoh. Mirëpo, fokusi im është te lojtarët që i kam këtu dhe pas ndeshjes mund t’iu përgjigjem për të tjerët”.
