
Enes Qazimi nga Gjilani përfundon me sukses Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës

Enes Qazimi nga Gjilani përfundon me sukses Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
Enes Qazimi ka përfunduar me sukses studimet e larta në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës, një nga institucionet më prestigjioze në fushën e stomatologjisë në Evropë, shkruan albinfo.ch.

Pas përfundimit të studimeve, ai ktheu dijen dhe përvojën e fituar pikërisht në vendlindje, duke ofruar trajtime të avancuara dentare në Kosovë, me fokus në implantologji dhe rigjenerim kockor sipas standardeve evropiane.
Enesi ka përfunduar studimet bazë për Stomatologji në Universitetin e Prishtinës, duke u diplomuar si doktor i mjekësisë dentare. Menjëherë pas përfundimit të studimeve, ai udhëtoi drejt Italisë për të vazhduar specializimin në Universitetin e Romës, ku së fundmi ka diplomuar me sukses në programin Master për Implantologji dhe Rigjenerim Kockor, një nga drejtimet më të avancuara të stomatologjisë moderne.
Pas mbrojtjes së temës së masterit, Dr. Qazimi u shpreh:
“Sot përmbylla me sukses një kapitull shumë të rëndësishëm në jetën time akademike – mbrojta me sukses temën e masterit tim në drejtimin ‘Implantologji dhe Rigjenerim Kockor’, në Romë, Itali. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë përkrahur gjatë këtij udhëtimi. Këtë sukses ua dedikoj prindërve të mi.”
