
Elon Musk publikon një hartë të natalitetit në Evropë, në të Kosova renditet me normën më të lartë
Multimiliarderi amerikan Elon Musk në profilin e tij në platformën “X” ka publikuar një hartë mbi gjendjen e natalitetit në Evropë.

Në këtë hartë, Kosova është e shënuar me ngjyrë të gjelbër, duke reflektuar një nga normat më të larta të lindshmërisë në kontinent.
Harta tregon shtetet evropiane sipas numrit të pritshëm të fëmijëve për familje. Sipas përshkrimit në hartë: më pak se një fëmijë konsiderohet “normë jashtëzakonisht e ulët”, deri në një fëmijë “normë e ulët”, deri në 1.5 fëmijë “normë e pamjaftueshme”, deri në 1.9 “normë afër zëvendësimit”, dhe mbi 2.1 fëmijë “mbi normën e zëvendësimit”.

