Ekipi i filmi dhe sektorët realizues nga fillimi deri në fund të projektit kinematografik
Është një grup njerëzish profesionesh të ndryshme që marrin pjesë në realizimin e një filmi.
Ai grup është baza e prodhimit të filmit. Për arsye të ndryshme ndër të cilat edhe arsyeja ekonomike, ekipi formohet për prodhimin e një filmi të vetëm, kurse për realizimin e llojeve të ndryshme formohen ekipe të ndryshme, shkruan TV Gjilani.

Shkruan: Msc. Xhemail Veseli, dramaturg
Strukturën më standarde e kanë ekipet realizuese të filmave artistik të metrazhit të gjatë sepse filmi artistik ngërthen në vete rreth pesëdhjetë profesione të ndryshme të specialuzuara.
Numri i anëtarëve pjesëmarrës në realizimin e filmit varet kryesisht nga serioziteti i projektit. Në qoftë se flasim për filmin me organizim të theksuar e masiv dhe të madh nga aspekti teknologjik, ekipi do të numëroj qindra anëtarë profesionesh të ndryshme dhe mijëra bashkëpunëtorë-statistë.
Përbërja e ekipit të filmit është shumë i ndryshëm nga realizimet televizive ose krijimet audio-vizuele tjera, pasi në të bëjnë pjesë të gjitha nivelet profesionale dhe të shkolluara me kualifikime adekuate akademike.
Por, ekipin e filmit, ose pjesë e ekipit të filmit jo rrallë janë edhe punonjës të pakualifikuar të cilët njohin ose kanë një trajnim përkatës për teknologji dixhitale ose pajisje xhiruese, realizuese.
Pra, ekipi i filmit shpesh përbëhet nga një numër i madh pjesëmarrësish realizues, duke filluar nga punëtorët e pakualifikuar deri te specialistët e filmit.
Pra, ekipi i filmit shpesh përbëhet nga një numër i madh pjesëmarrësish realizues, duke filluar nga punëtorët e pakualifikuar deri te specialistët e filmit.

Ekipi, gjithashtu mbledh rreth vetes ekspertë nga disa disciplina teknike dhe artistë nga fusha e filmit, muzikës, letërsisë etj. Detyrat e tij realizuese, ekipi i konkretizon në disa faza të prodhimit apo produksionit, dhe atë:
- Përgatitjet paraprake,
- Përgatitje tw përgjithshme,
- Periudha e xhirimeve,
- Fazën e realizimit etj.
- Post-Produksioni
Gjatë këtyre fazave, ekipi formohet gradualisht kurse përbërjen e plotë e arrinë vetëm gjatë periudhës së xhirimeve.
Gjatë kësaj periudhe ekipi në të njejtën kohë plotësohet dhe zbrazet. Largohen ata që përfundojnë me pjesën e tyre të punës ndërkohë që vijnë ata që duhet të vazhdojnë me rrjedhën e xhirimeve/realizimeve/postproduksionit, marketingut, etj. Pra, specialistë të ndryshëm shkojnë e vijnë në realizim edhe pse përfaqësojnë pjesë organizative-teknologjike me detyra specifike, të caktuara, konkrete e të veçanta të ekipit të përgjithshëm. Këto pjesë të ekipit quhen sektorë të filmit.
Filmi dokumentar nuk ka standarde rigoroze edhe pse këta filma janë të ndryshëm për nga tematika.
Ndërkohë, ekipi realizues që xhiron e transmeton Lojërat Olimpike përmbëhet nga një numër i konsiderueshëm, prej më shumë se 100 anëtarë pjesëmarërs në realizim, por më së shpeshti atë e përbëjnë regjisori, kameramanët , asistenti i kameramanëve, organizatori, montazheri, ndriçuesi dhe ndonjëri nga punëtorët ndihmës.

Grafika: Msc. Lamir Shkurti, kandidat për doktoraturë në Teknologji Informative
Ekipi për xhirimin e filmave të animuar ndryshon shumë nga ekipi i filmit artistik dhe dokumentar. Ai ngërthen në vete profesionistë që nuk i shohim tek pjesët tjera të kinematografisë, si fotografi i prapaskenës, animuesi, vizatuesi kryesor etj.
Fusha e veprimtarisë së ekipit të filmit gjatë viteve të fundit ka ndyshuar shumë, krahas avancimit të teknologjisë, ndërkohë që është mundësuar reduktimi i tyre, ndërkohë që paisjet e avancuara ndihmojnë një shumësi të zgjeruar e të integruar kapacitetesh ndërverpuese e realizuese të projektit kinematografik.
Pavarësisht avancimeve teknologjike, numri i pjesëmarrësve në një projekt serioz kinematografik përmbledh qindra pjesëmarrësish të specialuzar në fusha përkatëse, Organizim, Realizim, Xhirim, Montim, produskion e postrproduksion, menaxhim e plasim të projektit të realizuar.
