Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ambasada në Washington i pret pjesëmarrësit nga Kosova

Nënkryetarja Bajralija pret në takim Shefin Ekzekutiv të “Eco-Higjena”

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali, vdesin të katër anëtarët nga rrjedhja e gazit

 “Eco Higjiena” ngritë çmimet nga 5 në 6.5 euro për shërbimet e mbeturinave, reagon kreu i degës së PDK-së Riad Rashiti
Lajme

“Eco Higjiena” ngritë çmimet nga 5 në 6.5 euro për shërbimet e mbeturinave, reagon kreu i degës së PDK-së Riad Rashiti

5 February 2023 0 Comment 8 min read

AA

Rritet çmimi i shërbimeve të Kompanisë së Mbeturinave “EcoHigjiena” nga 5 në 6.5 Euro, reagon kryetari i degës së PDK-së, Riad Rashiti.

Riad Rashiti – PDK dega Gjilan

Faturat e fundit të Kompanisë EcoHigjiena”, ekonomitë familjare kanë vërejtur se për muajin janar kanë ardhur me një ngritje të theksuar, nga 5 në 6.5 euro. Kjo ka nxitur reagime të ndryshme, ndërsa ka reaguar edhe dega e PDK-së në Gjilan, gjegjësisht kryetari i saj Riad Rashiti.
Në reagimin e tij publik Rashiti e ka cilësuar të patolerueshme shkeljen e marrëveshjes së Partneritetit Publiko-Privat (PTT), në mes të komunës së Gjilanit dhe Partnerit Austriak.
Në reagim të kreut të degës së PDK-së, i cili njëherit është drejtor i Drejtorisë së Financave në Komunën e Gjilanit, potencohen një sërë shkeljesh nga kjo kompani, për të cilat Rashiti ka thënë se do të inicohet thirrje e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, lidhur me këtë çështje…

R e a g i m i i d e g ë s s ë PDK-së

Rritja e çmimit nga Eko-Higjiena për grumbullimin e mbeturinave është i kundërligjshëm dhe i papranueshëm. Shkelja e marrëveshjes së PPP në mes komunës së Gjilanit dhe partnerit austriak është e patolerueshme. Përveç që nuk janë realizuar investimet e parashikuara në kontratën e nënshkruar prej 1.5 mil euro, është bërë njëanshëm edhe futja në pagesë për amvisërit e familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së edhe pse e kemi diskutuar këtë çështje me kompaninë Eko-Higjiena.


Edhe rritja e tarifës për grumbullimin e mbeturinave është plotësisht në kundërshtim me marrveshjen, kontratën dhe rregulloren e Kuvendit Komunal të Gjilanit, neni 38.1. Nuk mund të tolerohet shkelja e vazhdueshme e marrveshjes me Eko-Higjienën, e ligjeve dhe rregullores së KK Gjilan.


Partia Demokratike e Kosovës, ditëve në vazhdim do të inicojë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Gjilan, për të diskutuar dhe anuluar rritjen e çmimit të Eko-Higjienës, prej 5 euro në 6.5 euro, si dhe për implementimin e investimeve nga partneri austriak.

Fatura e fundit e muajit janar për konsumatorët

E kohë më parë drejtori i Kompanisë “Eco Higjiena, Senad Rama ka paralajmëruar një rritje të shërbimeve pasi siaps tij kostot e larta të shërbimeve në tërësi, si dhe pagat e punonjësve të rritura gjatë 10 viteve të fundit, kostoja e karburanteve, e një sërë çështjesh tjera, sipas tij kanë determinuar rritjen e tarifës së shërbimeve për ekonomitë familjare, me arsyetimin se ajo nuk mund të përballohet me trendin e fundit të rritjeve enorme të shpenzimeve, ka thënë Rama:

Senad Rama, drejtor i Kompanisë “EcoHigjiena”

“Kostot e larta po rrezikojnë bartjen dhe deponimin e mbetjeve, më shumë se 10 vite, tarifat e mbeturinave shtëpiake në rajonin e Gjilanit janë 5 euro në muaj. Nga ajo kohë, pagat e punëtorëve janë rritur mbi 30% kurse kostot e karburantit me 50%. Së fundmi, Ministria e Ekonomisë vendosi të rrisë tarifat e deponise me më shumë se 37%”, tha ai, duke paralajmwruar rritjen e çmimit.

“Se sa i rëndësishëm është deponimi korrekt i mbetjeve, është treguar jo vetëm gjatë pandemisë. Çdo javë dhe në të gjitha kushtet atmosferike, punonjësit tan mbledhin mbeturinat dhe i transportojnë në deponi. Kjo është një sasi totale prej 40 milionë kilogramë mbetje në vit ! Për vitin e ardhshëm 2023 do të duhet të paguhen 315 mijë euro. Ndërsa, nga viti 2024, do të shtohen 40,000 € tjera shtesë dhe kështu për çdo vit tjetër përtej vitit 2027” ka shtuar Senad Ramaj.

“Punonjësit tanë meritojnë pagë të drejtë kurse ne në anën tjetër rritjen e kostos nuk mund t’a mbulojmë me tarifën e tanishme 5 € për amvisëri. Prandaj, si të gjitha kompanitë për grumbullim-bartjen e mbeturinave në Republikën e Kosovës, edhe “Eco-Higjiena”, ka aplikuar për rritjen e tarifës për 1.50 € në muaj. Edhe PAMKOS është duke një gjë të tillë. Në disa komuna si Kaçaniku, Istogu dhe Ferizaj etj., tashmë kanë aprovuar rritjen e tarifës” shton Ramaj.

Në interes të higjienës dhe shëndetit të popullatës, Senad Ramaj ka apeluar që të pranohet rritja e tarifës dhe tarifat të paguhen rregullisht si deri më tani.

“Kështu, punonjësit e “Eco – Higjienës”, do të jenë në gjendje të vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre me përkushtim e besueshmëri” ka përfunduar Ramaj.

Kujtojmë që pakënqësitë mes dy partnerëve, Komunës së Gjilanit dhe Kompanisë “EcoHigjiena”, kanë qenë mjaft të thella ndër vite, duke u potencuar si alternativë herë-herë edhe shkëputja e marrëveshjes reciproke, porse një gjë e tillë nuk është inicuar asnjëherë.

Share This:

Tags: EcoHigjiena Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kuriozitete

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së,

5 February 2026
Lajme

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin

5 February 2026
Futboll

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet:

5 February 2026
Ciceroni

Ishte i dënuar për një vrasje në

5 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme Natyra

Është ndarë nga jeta Rrustem Haziri, ish-zyrtar

4 February 2026

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, ish-zyrtari komunal i Gjilanit, Rrustem Haziri. Familja

Ciceroni Kulturë Lajme Letërsi Librari

Shkollat e Gjilanit pasurojnë bibliotekat me lektyra

29 January 2026

Gjilan – Si menaxhere e kontratës për furnizimin e shkollave me lektyra, e emëruar

Featured Lajme

Gjilan: Dyshohet për trafikim dhe mbajtje me

28 January 2026

Një rast i rëndë i dyshuar i trafikimit me njerëz është zbuluar në Gjilan,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.