E rëndë, tragjike!: Punëtori i kompanisë ‘Natyra’ alivanoset dhe humb jetën duke punuar në ‘Marigona Hill’
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Marigona Hill në Prishtinë, ku një punëtor I një kompanie që po kryente punime, humbi jetën në rrethana akoma të paqarta. Policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij dhe rasti tashmë është konfirmuar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 47-vjeçar, i cili kishte rënë në tokë pa ndenja dhe pasi intervenoi ekipi mjekësor u konstatua se ka ndërruar jetë.
Sinjali ka mësuar se viktima ka qenë punëtor i kompanisë ndërtimore N.SH. “Natyra”.
Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme edhe nga Policia, si dhe janë marrë deklaratat e disa dëshmitarëve.
Trupi i pajetë është dërguar më pas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.