E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Ramjan të Vitisë dhe mbarë komunitetin.
Dion Emerllahu, 19 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ndodhi pranë Milanos, në Itali.
I riu po udhëtonte nga Franca drejt Kosovës për të kaluar pushimet verore me familjen dhe për të festuar ditëlindjen e tij. Fatkeqësisht, më 24 korrik, ditën kur mbushi 19 vjeç, ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra në aksident.

Lajmi i hidhur ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe të gjithë banorët e fshatit Ramjan, të cilët po e përjetojnë me dhimbje humbjen e të riut.
Familja ka bërë të ditur se për kohën e ceremonisë së varrimit do të njoftojë në ditët në vijim.
