Monday 22 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore

LAJMI I FUNDIT/Portugalia, shteti i radhës që njeh Palestinën

AAK Dardanë – 174 – Burim Prekorogja nr. 7

EXKLUZIVE! – Kanadaja njeh Palestinën shtet!

AAK Dardanë – Burim Prekorogja – Numri 7

Serbia i shpall luftë diplomatike Kosovës, analistët: Vetëm teatër politik

“Në gusht 2025 inflacioni 4.5% më i lartë se në gusht 2024”

Kryetari Haliti merr pjesë në “Takimet e Dom Mikelit 2025”

Pensionohet profesori i shkollës së mesme ekonomike – Fatmir Shkodra, vlrësohet lart kontributi në edukimin

LDK Gjilan: “Ne ecim bashkë me vizion me liderin e Lagjes së Vishnjeve, Demush Vokshi”

 E meritojmë të shkojmë në Europian”, Armand Duka: Nuk kemi superstarë, por Sylvinho është specialist
Futboll Kampionati Europian Sport

E meritojmë të shkojmë në Europian”, Armand Duka: Nuk kemi superstarë, por Sylvinho është specialist

8 September 2023 0 Comment 4 min read

AA

Presidenti i FSHF, Armand Duka, foli në një intervistë me SuperSport përpara ndeshjes së Kombëtares shqiptare përballë Çekisë.

“Padyshim që është shumë e rëndësishme, por të gjithë ndeshjet eliminatore janë shumë të rëndësishme dhe vendimtare. Nuk ke mundësi të bësh shumë hapa fals. Ai që bën më pak hapa fals, ai kualifikohet.

Kështu që, në këtë këndvështrim, kemi kaluar tri ndeshje të rëndësishme. Kemi fituar dy dhe kemi humbur një. Kemi akoma pesë të tjera po të të njëjtit nivel. Jemi sot në Çeki, kundër kokës së grupit, kryesuesve të grupit. Kundër një skuadre të mirë.

Ndeshja merr peshë më të madhe dhe të jep, pse jo, edhe emocion për futbollistët. Unë besoj se duke qenë vërtetë profesionistë dhe duke pretenduar se kemi një ekip të mirë, lojtarët do të jenë të aftë ta tejkalojnë këtë mbipeshë të kërkesës për rezultat.

Skuadra? Unë jam i bindur se kemi një skuadër të mirë. E meritojmë të shkojmë në Europian. Kemi bërë gjithçka mirë, por, mbi të gjitha, atmosfera është pozitive edhe rreth ekipit. Çunat duhet ta shfrytëzojnë këtë. Përveç kualitetit që kanë dhe harmonisë shumë të mirë të grupit.

As sot dhe as më parë nuk kemi superstarë, por mendoj se kemi një skuadër që meriton të jetë pjesë e Euro 2024. E ndihmuar shumë nga gjithë ambienti, nga tifozeria. Edhe nesër në stadium në Pragë, do të kemi mbi 4 mijë shqiptarë që do të mbështetin skuadrën. Ata do e ndihmojnë skuadrën për të arritur atë që të gjithë dëshirojmë.

Futbolli nuk është llogari, as shkencë ekzakte. Duhet të shkosh në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë maksimumin. Që janë 3 pikët. Pastaj përveç impenjimit, kualitetit dhe gjendjes së kundërshtarit, duhet të të ndihmojë edhe pak fati për të arritur objektivin.

Ndeshja ka një peshë specifike të veçantë, ka ngarkesë psikologjike për ekipin. Unë uroj që me nivelin e tyre profesional, lojtarët të largojnë emocionet, mbingarkesat apo mbishpeshën për të arritur rezultatin pozitiv. Dhe të japin atë që kanë.

Nëse do arrijnë të shprehin atë nivel që kanë, unë besoj shumë në një rezultat pozitiv. Padyshim që, e përsëris, kundërshtari është i fortë. Është kryesuesi i grupit, kanë fituar këtu kundër Polonisë me rezultat të thellë. Do të jetë një ndeshje e luftuar.

Sylvinho? Edhe Sylvinho duhet ta shfrytëzojë. Padyshim që ka bërë një punë të mirë, ka meritën kryesorë të krijimit të një atmosfere pozitive në skuadër dhe rreth saj. Duhet ta shfrytëzojë këtë moment të mirë për ta çuar Shqipërinë në Euro 2024. Është një specialist i mirë, jo më kot e kemi emëruar në krye të gjësë më të dashur të shqiptarëve. I uroj fat atij dhe neve”, përfundoi kreu i futbollit shqiptar.

Share This:

Tags: Armando Duka
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për

22 September 2025
Featured

Lëvizja VETËVENDOSJE! Kamenicë – Sokol Kastrati –

22 September 2025
Featured

Zgjedhjet Lokale 2025 – Partia “Vatra” Gjilan

22 September 2025
Lajme

LAJMI I FUNDIT/Portugalia, shteti i radhës që

21 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

I shumëpërfolur këto ditë, Armand Duka reagon

11 June 2025

Kombëtarja shqiptare zhgënjeu përsëri mbrëmë në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2026. Kuqezinjtë

Futboll Kampionati Botërorë Sport

Intervista/ Presidenti Duka: Serbia, vetëm një kundërshtar

4 June 2025

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për Top Channel me gazetarin Endi

Futboll Sport

Duka: Këtë vit do të mundohemi ta

7 January 2025

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, është përzgjedhur si një nga personazhet më

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.