E konfirmon Qeveria: Kurti udhtoi drejt Tiranës për të marr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, do të takohet me kancelarin gjerman
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është nisur drejt Tiranës ku do të merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Siç njofton zyra e kryeministrit, Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Kujtojmë se nesër mbahet me 16 tetor mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së.