DZhE dhe ASK forcojnë bashkëpunimin për politika zhvillimore në shërbim të qytetarëve
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, ka zhvilluar një takim me udhëheqësin e Zyrës Rajonale të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në Gjilan, Afrim Dermaku.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi rëndësinë e rolit të ASK-së në sigurimin e të dhënave të sakta dhe të besueshme, të cilat shërbejnë si bazë për hartimin e politikave zhvillimore.
Huruglica theksoi se në fokus të bisedës ishte roli i statistikave në pasqyrimin real të gjendjes ekonomike, sociale dhe demografike, si dhe përdorimi i tyre për planifikim të qëndrueshëm në nivel lokal.
Sipas tij, bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet kyç për hartimin e politikave që janë në të mirë të qytetarëve.
Po ashtu, gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, me qëllim sigurimin e të dhënave më të përditësuara dhe cilësore, të cilat do të mundësojnë vendimmarrje më efikase dhe përmirësim të shërbimeve publike.
