Dy poezi nga pena e Shefik Surdulli
Me pasë ditë
që nuk t’shoh
andërr
S’e kisha lanë pa ardhë
dathun,
n’maje t’gishtave
Me tu avit.
Ma nuk i za besë
natës
andrrën me pritë.
Kur t’çoj fjalë
m’u zatet,
sall nan’s kallxoj
Po mos u ngut gardhin me kcye
e hana me t’pa…
Pengu
☆
Ditën mbaj peng
nurin tënd
I drojë
me hënën kacavjerrë
shtatë bjeshkë
e shtatë kodra
me një kullë
Udhës së largët
me nëntë gur
mbi një kal të bardhë
Një flamur
S‘ka faj hëna
që s’të njoh
s’të kujtoj në t’mirën stinë
Përtej moteve
Emri yt
Doruntinë…
shs