Monday 15 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kosova dërgon ndihmë humanitare në Gaza, Gërvalla: Ka nisur shpërndarja për familjet në nevojë

Sulm tjetër në Australi- Raportohet për 10 viktima nga një sulm me armë zjarri gjatë

Zelensky njofton: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

Lutfi Haziri kërkon besimin qytetar, premton intensifikim të përfundimit të autostradës Prishinë-Gjilan-Dheu i Bardhë  

Parashikimi i motit për të dielën, 14 dhjetor 2025

E jashtëzakonshme! Vazhdon forma e lartë e Vedat Muriqit – ylli dardan gjen rrjetën ndaj

Raportohet për të plagosur nga të shtënat në SHBA, Trump del me reagim

OVL-UÇK falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e Shkupit

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri i Pakistanit humb durimin – hyn pa ftuar

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i Yıldırımit, Okay Yilmaz

 Dukagjini i fortë për Dritën, gjilanasit në krizë të thellë
Futboll Lajme Sport Superliga e Kosovës

Dukagjini i fortë për Dritën, gjilanasit në krizë të thellë

5 November 2023 0 Comment 6 min read

AA

Dukagjini ka arritur fitore të madhe ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje shumë e fortë ku dy skuadrat kërkonin fitoren pasi vinin nga dy rezultate negative.

Gjithsesi pjesa e parë nuk solli gola duke përfunduar baras 0-0 me dy skuadrat që kishin disa raste shënimi.

E pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, kur Raddy Ovouka i mysafirëve shkaktoi penallti.

Ishte minuta e 58-të e ndeshjes kur mesfushori i vendasve Blerind Morina realizoi nga penalltia për 1-0.

Drita e gjitha ishte në sulm, duke kërkuar golin e barazimit.

Gjilanasit e arritën atë në minutën e 91-të me Albin Prapashticën, por që u anulua shkaku i lojës me dorë nga Blerim Krasniqi gjatë aksionit.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Dukagjini mori tre pikë të mëdha.

Me këtë fitore klinasit ngritën në pozitën e pestë në tabelë me 17 pikë, derisa Drita mbetet e dyta me 22 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Dukagjini e zhvillon në udhëtim te Ballkani, derisa Drita pret Fushë Kosovën.

Deklarata e Akis Vavalis:

Vavalis: Problemi më i madh është psikologjik

Drita ka pësuar humbjen e dytë radhazi dhe tani ka tre ndeshje pa fitore në Albi Mall Superligë. Gjilanasit janë mposhtur në udhëtim te Dukagjini i Klinës me rezultat minimal 1-0.

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka thënë pas ndeshjes se pjesa e parë ishte më e mirë, derisa në të dytën nuk luajtën mirë shkaku edhe i fushës.

Tekniku grek tha se problemi më i madh i skuadrës së tij është psikologjik.

“Në pjesën e parë ishim më mirë. Kemi lëvizur topin. Është vështirë në këtë fushë. Është ndeshja e dytë që nuk shënojmë. Krijojmë por nuk shënojmë”.

“Ndaj Ballkanit kishim 6-7 raste, sot i kishim 5-6 raste. Ne po krijojmë dhe nuk po shënojmë. Duhet ta ndryshojmë këtë. Problemi më i madh është psikologjik. Kur të fillojmë të shënojmë do të jetë ndryshe”, ka thënë Vavalis. 

Deklarata e Dallkut:

Goli i Blerind Morinës nga penalltia në minutën e 58-të të ndeshjes ishte vendimtar për tre pikët e skuadrës vendase.

Pas ndeshjes trajneri i klinasve, Armend Dallku ka përgëzuar lojtarët e tij për angazhimin dhe fitoren e arritur.

“Dukagjini nuk njihet për lojë individuale, por si grup. Jam i kënaqur që kanë pasur rastin të paraqiten 22 apo 23 futbollistë dhe sigurisht që edhe ata që nuk kanë luajtur shumë do ta kenë rastin të paraqiten në të ardhmen”.

“Jam i kënaqur me ecurinë dhe duhet të luftojë secili lojtar që do ta ketë mundësinë të vesh fanellën e Dukagjinit. I përgëzoj lojtarët, pasi me besim dhe guxim arritëm këtë fitore”.

“Kishim pak ditë për t’u përgatitur, por ia dolëm me sukses t’i mbyllim anët e tyre të forta. Kjo është forca e Dukagjinit dhe jam i kënaqur me këtë fitore”, ka thënë Dallku. 

Share This:

Tags: Dallku Drita Dukagjini Vavalis
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Analistët Anglez lavdërojnë Granit Xhakën si “luftëtar

14 December 2025
Lajme

Kosova dërgon ndihmë humanitare në Gaza, Gërvalla:

14 December 2025
Uncategorised

70 vite nga pranimi i Shqipërisë në

14 December 2025
Lajme

Sulm tjetër në Australi- Raportohet për 10

14 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

S’prova kryesore – dita e ndeshjes: Drita

11 December 2025

Drita vazhdon me ndeshjet evropiane, derisa sonte me fillim nga ora 18:45 në ‘Fadil

Futboll Sport Superliga e Kosovës

Drita dhe Malisheva triumfojnë në xhiron e

22 November 2025

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 14-të në AlbiMall Superligë.

Futboll Konferencë League Sport

Arbër Ismajli vlerësoi lart fitoren e FC

8 November 2025

Ndër urime të shumëta që kanë arritur në adresë të FC Drita në mënyra

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.