Drita fiton si mysafir i Feronikelit 74 dhe ngjitet në vendin e tretë
Drita ka shënuar fitore si mysafir i Feronikelit 74 me rezultat 2-0 në kuadër të javës së shtatë të Superligë së Kosovës.
Nënkampioni i Kosovës ishte më i mirë në pjesën e parë dhe golin e gjeti në fund.
Ishte Blerim Krasniqi që shënoi në minutën e 39-të për 1-0.
Edhe në pjesën e dytë të dy skuadrat tentonin të vinin te goli, por ishte Drita që e shtoi epërsinë.
Besnik Krasniqi ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 77-të për 2-0.
Drita merr fitoren e dytë me radhe dhe ngjitet në vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet i nënti me 6 pikë.