Drita dhe Ferizaj takohen sot për të përmbyllur xhiron e katërt në Superligën e Kosovës
Sot (e hënë) do të zhvillohet takimi mes Dritës dhe Ferizajt, duel ky që do të përmbyll xhiron e katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Për shkak të angazhimeve të gjilanasve në arenën evropiane, u desh që ndeshjet e para të tyre në elitën e futbollit kosovar të shtyheshin.
Andaj, kjo do të jetë ndeshja debutuese e të besuarve të Zekirija Ramadanit në Superligë, ku do të synojnë ta nisin me fitore.
Ferizaj në anën tjetër që tashmë ka zhvilluar tri ndeshje, ka një bilanc prej një fitore, një barazimi dhe një humbjeje dhe mban pozitën e shtatë në tabelën e klasifikimit.
Së fundmi ata u ndeshën me Prishtinën, ku pësuan humbje me rezultat 3-1 andaj synojnë t’i rikthehen rezultateve pozitive.
Ndeshja mes Dritës dhe Ferizajt do të nis me fillim nga ora 16:00