Drenica – Drita, formacionet zyrtare
Drenica është nikoqire e Dritës në kuadër të xhiros së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të kundërta, vendasit për të mbijetuar derisa mysafirët për të mbrojtur titullin kampion.
Drenica kërkon të ndalë serinë katastrofale prej katër humbjeve radhazi ndaj Dritës.
Në anën tjetër mysafirët nga Gjilani kërkojnë fitoren e pestë radhazi në kampionat.
Formacionet zyrtare:
Drenica: Gomes, Osmnallari, Prodani, Kodra, Smaci, Hamiti, Da Silva, Chacon, Uka, Krasniqi, Jashari.
Drita: Maloku; Bejtullai, Broja, Ovouka, Sheji; Mustafa; Limaj; Balaj, Zidane, Ajzeraj; Manaj.
