DZHE, Drejtoria e Bujqësisë dhe OJQ “Gruaja Hyjnore”, organizojnë panairin tradicional për ndrë të “15 Qershorit Ditës së Çlirimit të Gjilanit”
DZHE, Drejtoria e Bujqësisë dhe OJQ “Gruaja Hyjnore”, organizojnë panairin tradicional për nder “15 Qershorit Ditës së Çlirimit të Gjilanit” në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik fton të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit të jenë e pjesë e këtij panairi ku do te shohin për së afërmi produktet vendore të punuara nga gratë ndërmarrëse të Komunës së Gjilanit.
Panairi ka për qëllim prezantimin e punimeve artizanale si veshje kombëtare, produkte ushqimore tradicionale të punuara dhe të gatuara nga gratë ndërmarrëse të qytetit të Gjilanit.
Ky panairi do të jetë pesë ditor, i cili do të jetë i hapur nga data 10-15 qershor në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”.