Wednesday 4 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Takim bashkëpunimi mes Fakultetit Juridik dhe Gjykatës Themelore në Gjilan

Solidaritet dhe humanizëm në veprim

Besian Mustafa tregon dy opsionet e LDK-së për zgjidhjen e çështjes së presidentit

Takim pune ndërmjet FSHS-së dhe Institutit të Historisë në Prishtinë për thellimin e bashkëpunimit akademik

Rashiti: Pronat komunale janë pasuri e qytetarëve, duhet të administrohen me integritet dhe në interes

LDK-ja mblidhet për të diskutuar zgjedhjen e presidentit/es

Çështja e Presidentit, Kurti takohet sërish me Abdixhikun

Sot Kosova-Gjibraltari, Dardanet synojnë ta nisin me fitore

Drejt përfundimit renovimi i Palestrës së Sporteve në Gjilan

Disa lagje të Kamenicës mbesin pa ujë të pijshëm

 Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve
Lajme

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

26 June 2025 0 Comment 4 min read

AA

Në prag të nisjes së fushatës së korrje -shirjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Vitisë ka intensifikuar përgatitjet në terren për këtë proces të rëndësishëm bujqësor.

Drejtori i drejtorisë, Naim Pira, së bashku me zyrtarë komunalë, kanë vizituar sot mullinjtë në territorin e komunës së Vitisë, për të parë nga afër përgatitjet që janë duke u bërë për grumbullimin e grurit nga fermerët.

Gjatë kësaj vizite, është konstatuar se shumica e mullinjve janë të gatshëm për të pranuar grurin, ndërsa janë dhënë edhe udhëzime shtesë për mbarëvajtjen e këtij procesi.


Drejtori Pira njoftoi se është formuar Komisioni Komunal për përcjelljen e fushatës së korrje-shirjeve, i cili do të ketë për detyrë monitorimin dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve, në bashkëpunim me institucionet dhe fermerët.

Ndërkohë, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, fushata e korrje-shirjeve duhet të zhvillohet duke respektuar disa kritere teknike:

  • Të mos fillojë korrja para arritjes së pjekurisë së plotë të grurit, për të shmangur humbjet në rendiment dhe refuzimin e dorëzimit në pikat grumbulluese, në rast se lagështia e grurit është mbi 13%.
  • Drejtoria Komunale obligohet të bëjë raportim javor në drejtim të Ministrisë, lidhur me ecurinë e fushatës në komunën e Vitisë.
  • Pikat grumbulluese (mullinjtë, sillohët apo pikat e dedikuara) duhet t’i pajisin fermerët me vërtetim mbi sasinë e grurit të dorëzuar.
  • Rastet emergjente, si zjarret ose defektet e tjera të pajisjeve, duhet të raportohen menjëherë.
  • Çmimi orientues për këtë vit, sipas propozimit të MBPZHR-së, është përcaktuar në 130 euro për hektar.
  • Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Vitisë u uron të gjithë fermerëve një sezon të mbarë dhe të begatë, duke i inkurajuar për bashkëpunim të sinqertë me institucionet përgjegjëse, në mënyrë që fushata e korrje-shirjeve të zhvillohet në mënyrë sa më të sigurt dhe efikase.

Share This:

Tags: Viti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Takim bashkëpunimi mes Fakultetit Juridik dhe Gjykatës

3 March 2026
Lajme

Solidaritet dhe humanizëm në veprim

3 March 2026
Lajme

Besian Mustafa tregon dy opsionet e LDK-së

3 March 2026
Lajme

Takim pune ndërmjet FSHS-së dhe Institutit të

3 March 2026
RELATED Stories for you
Featured Kuriozitete Lajme

Viti: Pensionohen mësimdhënësit Ramiz Hasani dhe Adile

10 February 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Arta

Lajme

Në Viti u punësuan edhe 8 mjekë

27 January 2026

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Qendrës Kryesore

Ciceroni Featured Kulturë Lajme Muzikë

Viti: Ansambli “Kemajl Azizi” po merrë pjesë

24 January 2026

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” – Viti po merrë pjesë në Festivalin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.