Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

 Dorëshkrime të panjohura të Kadaresë, ekspozohen për herë të parë letërkëmbimet
Kulturë Kuriozitete Letërsi

Dorëshkrime të panjohura të Kadaresë, ekspozohen për herë të parë letërkëmbimet

18 February 2025 0 Comment 4 min read

AA

Letërkëmbime dhe dorëshkrime të panjohura të shkrimtarit Ismail Kadare janë bërë publike për herë të parë në një ekspozitë në shtëpinë-studio që mban emrin e tij.

Dorëshkrimi i “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, korrespodenca me aktorin dhe regjisorin e madh francez Michel Piccoli për të realizuar filmin bazuar mbi këtë vepër, si dhe një kopje origjinale e skenarit janë të hapura për publikun.

Mes dokumenteve që janë ekspozuar janë gjithashtu  dhe dorëshkrimi i veprës së tij për Eskilin, një përmbledhje apo ‘outline’ i tij i parë për veprën “Emblema e dikurshme”, dorëshkrimi i parafundit i “Prilli i thyer” dhe romanit “Dimri i madh”.

Për herë të parë në ekspozitë është edhe letra e romancierit të madh gjerman, Gunter Grass që ia drejtonte Kadaresë në vitin 1987 në emër të Akademisë së Arteve të Berlinit.

 “Ai kërkonte një shkrimtar shqiptar, i cili kishte kaluar kufijtë, për të shkuar në Amsterdam, në një takim evropian që do të mbahej, për të folur se si dy blloqet Lindje dhe Perëndim nuk duhej të ishin më dy blloqe politike që ndanin, por do të duhej të gjenin ura lidhëse.  Sipas Gunter Grassit ky është edhe një mision i shkrimtarëve, jo vetëm politikanëve dhe shoqërisë civil”,-tha Anisa Ymeri, drejtoreshë e shtëpisë studio Kadare.

Në ekspozitë një dorëshkrim i antologjisë së prozës shqipe në Francë, e shkruar në vitin 1980 nga Kadare, u dhurua nga studiuesi Xhevat Lloshi, i cili rrëfeu historinë e veçantë të një autokritike të detyruar të shkrimtarit.

 “Ismail Kadaresë në ditët që u bë pleniumi i kërkuan që në fjalimin e tij të bënte edhe një autokritikë. Ismaili nuk e kishte përgatitur autokritikën. Pastaj u detyrua ta shtonte aty dhe unë kam dorëshkrimin. Jo vetëm kaq, por unë e kisha çuar për shtyp gazetën, tetë faqet e brendshme dhe mund t’ju duket e çuditshme: 5 mijë faqe të gazetës u dogjën që të mos ishin pa autokritikën e tij”,-tha studiuesi Xhevat Lloshi.

Sakaq, botuesi i Kadaresë, Bujar Hudhri thekson rëndësinë e ekspozitës.

 “E vetmja pikë ku takohemi është dorëshkrimi. Kadareja duke qenë besnik i shkrimit me dorë, kjo ka qenë një lidhje shumë e bukur, prekëse, domethënëse por dhe me përgjegjshmëri shumë të madhe”,-tha botuesi Bujar Hudhri.

Veç dorëshkrimeve gjen edhe detaje të veçanta nga jeta e shkrimtarit, siç janë ftesat për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, foto të rralla të tij, ku Kadare shfaqet duke qeshur, një pikturë-portret me autor ende të panjohur.

Ekspozita u hap pikërisht në muajin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, të parin pa të.

Share This:

Tags: Doreshkrimet Ismail Kadare
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë

21 June 2025
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
Lajme

Përfundon pjesa e parë e Provimit të

21 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Lamtumira për Kadarenë, Rama: Ismail, nuk ta

3 July 2024

Lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë ia ka dhënë edhe kreu i qeverisë Edi Rama,

Uncategorised

Kurti me kabinet nderojnë figurën e kolosit

3 July 2024

Kryeministri Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij kanë bërë homazhe para trupit të

Lajme

Vdekja e Ismail Kadaresë, të mërkurën ditë

2 July 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që të mërkurën më

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.