Sunday 26 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” e Gjilanit shënon 45-vjetorin e themelimit

Menaxhmenti i FShS-së mori pjesë në Punëtorinë për Barazinë Gjinore në AL në Kosovë

Nis asfaltimi i rrugëve në lagjen Fidanishte II

Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve

Në UKZ u shënua themelimi i Qendrës Rajonale të Ekselencës Profesionale – CoVE STEM Europe

SHFMU “Rexhep Elmazi”, njofton: Pensionohet arsimtarja Hazife Halili

Balotazhi, 18-vjeçarët e pas 12 tetorit do të përfshihen në listën e votuesve

Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë

Pensionohet Kadrije Jonuzi – teknike e stomatologjisë

Në UKZ u shënua themelimi i Qendrës Rajonale të Ekselencës Profesionale – CoVE STEM Europe

 Doli jashtë lokalit por u kthye të shpëtonte të tjerët, si vdiq këngëtari i njohur?
Kulturë Muzikë

Doli jashtë lokalit por u kthye të shpëtonte të tjerët, si vdiq këngëtari i njohur?

17 March 2025 0 Comment 3 min read

AA

Zjarri masiv që përfshiu klubin e natës “Pulse” në Koçan, Maqedonia e Veriut, ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, duke marrë jetën e të paktën 59 personave. Ngjarja, e cila ka tronditur opinionin publik, ndodhi gjatë një koncerti ku ndodheshin rreth 500 persona.

Mes viktimave është edhe Andrej Gorgievski, një nga themeluesit e grupit të njohur të hip-hop-itDNK. Sipas dëshmitarëve, Gorgievski fillimisht arriti të largohej nga ndërtesa, por u rikthye për të ndihmuar të tjerët. Fatkeqësisht, ai mbeti i bllokuar nga shembja e tavanit, duke humbur jetën së bashku me dhjetëra persona të tjerë, përfshirë disa të mitur.

Kush ishte Andrej Gorgievski?

I lindur dhe rritur në Shkup, Gorgievski ishte një nga figurat kryesore të hip-hop-it maqedonas. Ai e themeloi DNK në fillim të viteve 2000 së bashku me Vladimir Blažev (Panço), i cili ndodhet në spital me djegie të rënda. Grupi DNK u bë i njohur për temat sociale, miqësinë dhe dashurinë në tekstet e tyre, duke prodhuar hite si Fala, Ako utre me nema, Srce, Amajlija dhe Romani.

Ndër viktimat e tragjedisë janë gjithashtu tastieristi Filip Stefanovski, kitaristi Aleksandar Kolarov, bateristi Gorđi Gorđiev dhe vokalistja mbështetëse Sara Projkovska. Mes të ndjerëve janë edhe beatboxeri Martin Atanasovski (Martin Buco) dhe Igor Velkov, një tjetër baterist i grupit.

Këngëtarja e njohur maqedonase, Kaliopi, reagoi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Andrej… Zemra ime po copëtohet. Humanizmi yt shkëlqeu edhe në çastet e fundit, duke shpëtuar jetë. Nuk duhej të ishte kështu… Ndihem e pikëlluar dhe e zemëruar.”

Autoritetet maqedonase kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, ndërsa sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet të jetë shkaktuar nga efektet skenike vizuale që ndezën një pjesë të çatisë prej druri. Klubi rezulton të ketë funksionuar me një licencë të falsifikuar dhe me mungesa të rënda në kushtet e sigurisë.

Pronari i klubit, i cili tentoi të largohej nga vendi, është arrestuar së bashku me 19 persona të tjerë, përfshirë ish-zyrtarë shtetërorë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e cilësoi ngjarjen si një “vrasje masive”, duke premtuar ndëshkime të rrepta për përgjegjësit.

Tragjedia ka shkaktuar një valë pikëllimi dhe zemërimi në vend, ndërsa qeveria ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare në nder të viktimave.

Share This:

Tags: DNS Makedonia Veriore
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Gjilani lëshon fitoren nga duart, Ballkani merr

25 October 2025
Letërsi

Xhevdet Kallaba – Fjalë rasti në përurimin

25 October 2025
Arte tjera

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” e Gjilanit

25 October 2025
Lajme

Menaxhmenti i FShS-së mori pjesë në Punëtorinë

24 October 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.