Saturday 13 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri i Pakistanit humb durimin – hyn pa ftuar

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i Yıldırımit, Okay Yilmaz

Riola Hysa, fituese e çmimit të parë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës Folklorike « Fest Folk »

Sllovakët po shesin biletat, marrin masat që ato mos të përfundojnë te tifozët e Kosovës

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë e FBI-së

Një e vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prizreni mori zyrtarisht çmimin “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në Parlamentin Evropian në Bruksel

Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me bllokim fondesh, pasivizim adresash dhe krizë sigurie

Vitia dhe “KosEd” thellojnë bashkëpunimin për përmirësimin e cilësisë së arsimit

 Ditën kur u zhduk kishte me vete 87 mijë franga – krejt çka dihet për rastin e mërgimtarit që u gjet i vdekur në Gjilan
Lajme

Ditën kur u zhduk kishte me vete 87 mijë franga – krejt çka dihet për rastin e mërgimtarit që u gjet i vdekur në Gjilan

28 February 2024 0 Comment 5 min read

AA

Mërgimtari nga Gjilani, Musah Hamiti, që nga data 10 janar kishte humbur kontaktet me të afërmit e tij. Të alarmuar nga kjo situatë, familjarët kishin kërkuar ndihmën e organeve të rendit, ku e kishin raportuar të zhdukur. Pak më shumë se një muaj e dy javë pas, Hamiti u gjet pa shenja jete në bodrumin e një ashensori në një ndërtesë në rrugën Gjilan – Kamenicë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale, të cilët kanë bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa kanë nisur hetimet për vdekjen e tij.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth ores 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë zëdhënësi, Ismet Hashani.

Por çka dihet për rastin tragjik?

Gazeta Sinjali javë më parë pati raportuar se në bazë të provave të mbledhura, dyshohet se bëhet fjalë për rrëmbim. E, ditën që grupi krimanl dyshohet se e kidnapoi, Musah Hamiti kishte me vete hiç më pak se 87 mijë franga zvicerane dhe qindra euro.

Në dosjen e Prokurorit të Shtetit, të cilën e ka siguruar Sinjali thuhet se më 9 janar, në orët e pasdites, dy të dyshuarat, Marinela Markoviq dhe Silvana Dulellari, bashkë me persona të tjerë, akoma të paidentifikuar me qëllim të përfitimit kundërligjshëm  pasuror, e kanë rrëmbyer tani të zhdukurin Musah Hamiti, me vendqëndrim në shtetin e Zvicrës.

“… pasi që të pandehurat, e kuptojnë se i zhdukuri  Musah, ka me vete shumën e të hollave në vlerë prej 86250 Franga zvicerane, dhe 391 €, i cili po me të njëjtën ditë është kthyer nga Hajvalia,  pas që është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali, ku kishte qenë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 25 ditëve, me të kthyer në Gjilan, me taxi të Kompanisë ‘’Golden Taxi’’ me datë 09.01.2024, takohet me të pandehurat e lartcekura, e pasi takimit me të njëjtat humb çdo gjurmë e tij, me ç’rast  nga kjo ditë nuk dihet për fatin e tij.”

Markoviq dhe Silvana Dulellari dyshohen se në bashkëkryerje dhe bashkëveprim e kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

Në kërkesën e Prokurorisë dorëzuar në gjykatë thuhet se pas vlerësimit të fakteve të paraqitura në kallëzimin penal “konsiderohet se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat e kanë kryer veprën penale, e cila u vihet në ngarkesë.”

Dyshimin e bazuar se të njëjtat e kanë kryer veprën  penale e cila u vihet në ngarkesë e arsyetojnë provat materiale të cilat i janë bashkangjitur kallëzimit penal, raporti hetimor, deklaratat e së paku shtatë dëshmitarëve dhe fotografi e dëshmi të tjera.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri

13 December 2025
Futboll

Kompania e njohur bën ofertë zyrtare prej

13 December 2025
Futboll

Albi MAll Superliga – dita e ndeshjeve:

13 December 2025
Lajme

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i

13 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i

13 December 2025

Gjatë vizitës në Turqi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar edhe

Lajme

Prokuroria Themelore në Gjilan mban ligjëratë vetëdijësuese

11 December 2025

Gjilan, Nëntor 2025 – Kordinatore për veprat penale kundër trafikimit me qenie njerëzore në

Lajme

Dr. sc. Islam Zuzaku, me sukses mbrojti

10 December 2025

Gjilanit dhe shkencës kosovare i është shtuar edhe një doktor i kimisë. Islam Zuzaku

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.