Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

 Ditëlindja e heroit tonë Rexhep Mala (1951-1984)
Lajme

Ditëlindja e heroit tonë Rexhep Mala (1951-1984)

30 March 2023 0 Comment 4 min read

AA

Ditëlindja e heroit tonë Rexhep Mala (1951-1984).

Mehmetali REXHEPI

Sot, më 29 mars 1951: Rexhep Mala po të ishte gjallë, do t`i rrumbullakonte 72 vjet! Por, edhe pse nuk është në mesin tonë sikurse ne, që frymojmë, Ai është i pranishëm në trajta guximi, në trajtat më të mira e më të çiltra të atdhedashurisë: si Njëri nga kryengritësit e përjetshëm kundër robërisë, krimeve shekullore të armiqve të kombit Tij. Nuk ishte burrëruar për të kënaqur vetën, jeta e Tij i përkiste At-Dheut, kryesisht pa asnjë fije përfitimi për vetën e Tij a të ndonjë klani. Ishte fjalë pak e krejtësisht veprues. Nuk e duronte dot demagogjinë… Ishte njeri që vishej me sedrën e konkretizimit të idesë, që në dukje të parë dukej e pamundshme, e tmerrshme, e pathyeshme! E veçanta e karakterit Tij ishte drejtë për drejta …

Rexhep Mala nuk i takonte kategorisë së premtuesve; ishte tërësisht realizues përpjekjesh nga ato më të thjeshtat deri tek më të ndërlikuarat… Rexhep Mala çante akullin e trashë të vetëdijesimit e të veprimit, të demaskimit ndaj figurave të urryera shqip-folësish, që i shërbenin verbërisht ortodoksisë shtetërore serbe-sllave. Ai nuk ngurronte t`iu jepte epitete satirike, me zë të lartë ballë përballë, ndjekësve të inteligjencës së pakët shqiptare të kontekstit kur jetoi e veproi.

Rrethanat nuk ishin të favorshme për shtrirjen e fushë-veprimit Tij, por Ai nuk i priste “kohët më të mira!” Ne, disa shokë të Tij e dinim, që Rexhës nuk do t`i shkonte gjatë mësymja… Mirëpo, Ai nuk kishte të ndalur. Padyshim, ishte pararendësi i njësiteve guerile urbane… Ishte i vetëdijshëm për kapjen e Tij nga ndjekjet policore serbe-jugosllave, andaj, përgatitej për përballimin, së pari shpirtëror e pastaj dhe fizik të torturave të tmerrshme, që do ta prisnin në burgjet e kamp-përqendrimeve jugosllave për shqiptarë, veçmas për karakterin dhe kalibrin e një atdhetari të tillë, si e kam njohur dhe, si kam dëgjuar nga dëshmitarë të përafërt me Të, për Të, për Heroin Rexhep Mala dhe bëmat e Tija në kasaphanat e hetuesisë jugosllave! Asnjëherë nuk u ndal, që nga Demonstratat e para të Njëmijë e Nëntëqind e Gjashtëdhjetë e Tetës kur ishte fare i ri, adoleshent.

Përpjekjet e Tij me shokë, që nga “Grupi revolucionar”, deri tek Projekti për Krijimin e Partisë së Luftës, edhe pas daljes nga burgjet e rënda rrënuese, të cilat nuk kishin arritur ta gjunjëzonin Heroin tonë kombëtar Rexhep Malaj, e shpien deri tek mosdorëzimi dhe, bashkë me si-veprimtarin tjetër, dhjetë vjet më të ri, Nuhi Berisha, bënë Epopenë e “Kodrës së Trimave,” atëbotë periferi e Prishtinës!…Dy kundruall dhjetëra udbashësh e qindra policë në përballje të pabarabarta… Dhe bien me këngë në buzë në agminë e ftohtë të kallnorit 1984!

Ngjarja e “Kodrës së Trimave” ishte pararendësja e pak më vonshme e UÇK-s. Rexhep Mala, i tillë do të ishte edhe po të shpëtonte nga Lufta e UÇK-s, ngase nuk mund të pajtohej me padrejtësi dhe zgjidhje gjysmake të trojeve autoktone shqiptare. Gjithsesi, Atij, do t“i ngriheshin gracka nga shërbimet e fshehta, nga klanet e pushteteve… Me përcaktimet e Tija jetike, si e njihnim Rexhep Malajn, Ai kurrë nuk mëtoi të shfaqte qëllime karrieriste për vete, as për familjarët e Tij të dashur!

Lavdi përvjetorit të ditëlindjes së Heroit Rexhep Mala! 

Share This:

Tags: Rexhep Mala
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat

21 June 2025
Futboll

LAJMI I FUNDIT/ Milani arrin marrëveshje me

21 June 2025
Lajme

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi

21 June 2025
Lajme

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova

21 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Presidenti Begaj viziton shtëpinë e heroit, Rexhep

11 April 2025

Në vazhdën e aktiviteteve dy ditore në Gjilan, Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj,

Lajme

Kryeministri Albin Kurti: Shtëpia e Rexhep Malës,

11 January 2024

Gjilan, 11 janar 2024 – Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, i shoqëruar nga ministri

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.