Saturday 19 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Bëhuni gati për valën e katërt të nxehtësisë, temperaturat deri në 40C

Pritje në kufi deri në tetë orë! – Te Dheu i Bardhë pritjet janë shënuar

Dështon edhe përpjekja e 49 për konstituimin e Kuvendit, seanca vazhdon të hënën

Nait Hasani: Limaj i ndërroi fjalët për Kurtin, s’kam votë për të si kryekuvendar

Sonte përballen Usyk – Dubois: Kush do të jetë kampion i padiskutueshëm i botës në

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Sot vazhdimi i 49-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Dhunohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Sot e nesër mot i nxehtë, temperaturat maksimale arrijnë deri në 35 gradë

Organizatat e dala nga lufta: S’do të rrimë duarkryq nëse nuk konstituohen institucionet

 Ditanata e pestë e “EtnoFest 2024”
Film Kulturë Letërsi Muzikë Teatër

Ditanata e pestë e “EtnoFest 2024”

16 August 2024 0 Comment 7 min read

AA

E vjetra në dritën e të resë!

“EtnoFesti” po bëhet vend takim midis miqve, artistëve, valltarëve, poetëve, takim i përzemërt me mërgimtarët dhe të gjithë atyre që ia mësyjnë Kukaj.

Nga: Agron Gërguri, dramaturg

Gjithandej nëpër ambientet e Etnofestit” fotografi të bukura të takimeve të përmbushura lumturisht e përmbajtësuar me buzëqeshjen e fëmijëve plotë kureshtje, derisa me prindërit e tyre vizitojnë muzeun etnografik pastaj lexojnë pikturat e Kaqusha Jasharit në temën: “Kulla, lulet dhe dielli”, në anën tjetër ekspozita me punime qeramike e Laura Sllamniku – Kryeziu, “Vallëzime dheu e zjarri” , derisa shkelin skenën e amfiteatrit takojnë Malin, qenin e racës e vjetër të Sharrit, ndalen në muzeun e vogël për t’i prek me dorë veglat e vjetra punës në miniaturë.

Vazhdojnë tek galeria tjetër ku janë ekspozuara pikturat e Nusret Salihamixhiqit, “Vallëzime ngjyrash”. Para se të kalojnë tek galeria e radhës takohen me vullnetarët e “Etnofestit” të cilët shërbejnë pa përtesë, ndalen tek kuzhina tradicionale derisa poshtë në amfiteatrin e vogël Mario Biagini vazhdon “laboratorin Grotovski” me një etje e pashuar për teatrin.

Pastaj, galeria e radhës ku kanë mundësinë për të shikuar punimet e Yllka Bradës dhe Jakup Ferrit “Ten ten”, nëpër labirinthet e objektit dalin tek “Gjurmë lumturie”, grafika të Teuta Ibriqajt, prej aty tek fotografitë dëshmi të vjetërsisë së “Krajës dhe Ulqinit” të Korab Krajës. Pastaj në galerinë e radhës ndeshen me “Vibracionet spirituale” në pikturat e skulpturat e Alben Nezirit, kalojnë nëpër skenën e “etno nejës” deri te hapësira ku secili vizitor mund ta përcjell e të mësoi për procesin e pjekjes së filisë ndërsa në sfond ekspozita me temë ilire, “Frymë antike” e Diella Valës. Pastaj poshtë del tek skena amfiteatrit ku jepen shfaqjet teatrore, pafundësisht, mundësi për të kujtuar e shijuar, e ndjerë vlerat e ngjallura etnike.I gjithë kompleksi i “EtnoFestit” është i dizajnuar ashtu që për asnjë moment syri nuk të mbetet thatë ngado që të nisesh takohesh me vlera të vjetërsisë trashëgimore ashtu siç është konceptuar “EtnoFest” që e vjetra të shihet e përjetohet në dritën e të resë asaj që e quajmë moderne por që vlerën e ka tek trashëgimia. Ky fërkim i të vjetrës me të renë prek atë nukleusin e krenarisë së përkatësisë që prodhon lumturi e cila e përshkon gjithë rrjedhën e programit të “EtnoFestit” nga dita në ditë duke mos e lënë as natën të qetë nga tingujt e muzikës.Dhe kemi mbërri në ditë-natën e pestë.

Frymën e lumturisë e sollën ansambli “Zëri i Kamenicës”, udhëheqës Albulen Spahiu, me valle tradicionale dhe valle të koreografuara. Sidomos entuziazëm sollën me vallen bazuar në këngën e përpunuar “Baresha” të Nexhmie Pagarushës. Dy solistët e valles me elemente të lojës teatrore ndërtuan një raport dashuror duke kënaqur mysafirët e festivalit preken dejt e lumturisë, asaj ndjenje që mbushte vallja ngazëlluese plotë lumturi të cilat valltarët e “Zërit të Kamenicës” e interpretuan hareshëm me vallëzim që rrezatonte dashuri, liri, gëzim e lumturi.Pas valleve, Dilaver Kryeziu bëri një kurs të shkurtër të vallëzimit për vallen epiko lirike të Rugovës. Për kënaqësinë e mysafirëve anëtarët e ansamblit bënë fotografi.Nata u përmbyll me grupin “Tonik” nga Ferizaj dhe DJ Cabo në një atmosferë festive me ushqime tradicionale, takime, njohje, debate që arsyetojnë dhe përmbajtësojnë “Etonofestin” një frymë ngazëlluese e prekur nga lumturia.

Share This:

Tags: EtnoFest
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Bëhuni gati për valën e katërt të

19 July 2025
Lajme

Pritje në kufi deri në tetë orë!

19 July 2025
Futboll

Shqipëria aranzhon një miqësore me 4 shtator,

19 July 2025
Lajme

Dështon edhe përpjekja e 49 për konstituimin

19 July 2025
RELATED Stories for you
Arte Pamore Arte tjera Kulturë Muzikë Teatër

Nis festivali EtnoFest edicioni 14 – Spektakël

12 August 2024

Poshtë në skenën antike rituali i pjekjes së flisë që shpreh mikëpritjen për mysafirë.

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.