Dita e ndeshjes historike: Kosova sonte të shkruaj kapitull të ri të historisë së futbollit ndaj Sllovenisë
Sonte nga ora 20:45 e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë po jo vetëm do të zhvendoset në Lubljanë të Sllovenisë.
Kosova sonte ndaj Sllovenisë luan një prej ndeshjeve më të rëndësishme të viteve të fundit, sfidën që mund të përcaktojë fatin e “Dardanëve” në garën për Kampionatin Botërorin 2026.
Përfaqësuses sonë i duhet vetëm një pikë që ta sigurojë të paktën play-offin, por mund të jetë në garë për vendin e parë, në rast të fitores sonte.
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda e ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Amir Rrahmani do të luajë titullar ndaj Sllovenisë, ndërsa nuk e tha të njëjtën për Edon Zhegrovën.

Ndërsa mungesë e madhe për ekipin tonë do të jetë portieri Arijanet Muric, ku në vend të tij pritet të luajë Amir Shaipi.

