Distria Krasniqi, shpallet kampione europiane
Distria Krasniqi është bërë kampione e Evropës në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Kampionia olimpike, shënoi katër fitore, në kategorinë -52 kg, ndërsa në finale mundi nënkampionen olimpike, Odette Giufrida.
Është kjo medalja e gjashtë evropiane e Disit si seniore, e dyta e artë pas asaj të vitit 2021.
Urime Krasniqit, trajnerit Driton Kuka dhe Federatës së Xhudos së Kosovës.
Suksese nesër Akil Gjakovës dhe Dardan Cenës.