Diskutohet bashkëpunimi mes UKZ-së dhe Akademisë Diplomatike të Kosovës
Në një takim ndërmjet Sylë Ukshini, profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universiteti Publik Kadri Zeka, dhe Mirjeta Behluli, drejtoreshë e Akademia Diplomatike e Kosovës, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Fokusi i bisedimeve ishte avancimi i dimensionit akademik dhe profesional në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, përmes bashkëpunimit mes Fakultetit të Shkencave Sociale të UKZ-së dhe Akademisë Diplomatike.
Palët u dakorduan të ndërmarrin hapa drejt nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi, i cili do të krijojë bazë për bashkëpunim në diplomaci, të drejtë ndërkombëtare, histori moderne politike dhe fusha të tjera akademike me interes të përbashkët.
