Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

 Disa ditë pas ngritjes së aktakuzës, Agron Mustafa shfaqet duke ligjëruar si profesor i AAB’së
Lajme

Disa ditë pas ngritjes së aktakuzës, Agron Mustafa shfaqet duke ligjëruar si profesor i AAB’së

11 May 2023 0 Comment 5 min read

AA

Ish-kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa, s’është deklaruar ende lidhur me aktakuzën që i është ngritur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, për veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

I njëjti po vazhdon të ligjërojë si profesor i Kolegjit AAB.

Në njoftimin e publikuar dje, ky kolegj ka bërë me dije se Mustafa ka mbajtur ligjëratë në Universitetin Shtetëror të Shkencave të Aplikuara në Lituani.

“Profesorët e Kolegjit AAB Agron Mustafa dhe Hysen Kasumi, ishin të ftuar si ligjërues në kuadër të programit Erasmus+ për shkëmbimin e stafit akademik në Universitetin Shtetëror të Shkencave të Aplikuara Šiauliai në Lituani. Ata ligjëruan për studentët e programeve “Komunikimi organizativ” dhe “Menaxhimi i informacionit”, ndërsa temat e ligjëratave kishin të bënin me mësimdhënien moderne ku në qendër është nxënësi”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Mustafa në cilësinë e kryeshefit të Telekomit të Kosovës me dashje i ka shkaktuar dëm ndërmarrjes në vlerë prej mbi 6 milionë e 700 mijë euro për kontratën me kompaninë “Paykos”.

Gjithnjë sipas prokurorisë, Mustafa “më 16.03.2015 e në vazhdimësi me dije ka vepruar në dëm të PTK-së, ashtu që përmes lidhjes së anekseve, marrëveshjeve duke ndryshuar kushtet e kontratës në disfavor të ndërmarrjes që ka përfaqësuar, në vend që t’i mbrojë interesat e saj, i njëjti me dashje i ka shkaktuar dëm në shkallë të madhe Telekomit të Kosovës, dhe atë në vlerë prej 6,796,732 € (gjashtë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e dy euro)”.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale me të cilën ngarkohet.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepra penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, parasheh dënim me burgim prej 3 muaj deri në 3 vjet.

Por në rastin tjetër kur kryesi i veprës merr ryshfet ose shkakton dëm në shumën që tejkalon 100 mijë euro, kryesi mund të dënohet deri në 10 vite burgim.

“Personi përgjegjës i cili ushtron veprimtari ekonomike që lidh kontratë për të cilën e di se është e dëmshme për organizatën e biznesit apo që lidh kontratë në kundërshtim me autorizimet e tij dhe me këtë i shkakton dëm organizatës së biznesit, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 2. Kur kryesi i veprës nga paragrafi 1. i këtij neni merr ryshfet ose shkakton dëm në shumën që tejkalon njëqindmijë (100.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet”, thuhet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Share This:

Tags: Agron Mustafa
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Ekonomi

I pari i futbollit në botë uron

5 February 2026
Uncategorised

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e

5 February 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.