Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

 Diplomojnë 448 policë të rinj, Kurti: Po forcohemi çdo ditë
Lajme

Diplomojnë 448 policë të rinj, Kurti: Po forcohemi çdo ditë

2 August 2024 0 Comment 7 min read

AA

448 policë të rinj kanë diplomuar të premten në Prishtinë. Në sallën “1 Tetori” është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se polica po shton dhe forcon radhët e saj duke qenë në nivelin më të lartë të detyrës për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit e integritetit të vendit.

Kurti potencoi se Policia e Kosovës këtë vit shënon 25 vjetorin e themelimit të saj, duke promovuar vlerat më të mira të shoqërisë tonë.

Ai tha që përkushtimi dhe shërbimi me ndër le të jenë virtytet që i karakterizojnë gjatë ushtrimit të profesionit.

“23 zyrtarë policor të rinj në krye të detyrës janë dëshmia e shërbimit ndaj qytetarëve, ata në jetën e patrullimit të rregullt, me operacione kundër bankave dhe krimeve të organizuara, ata janë rrëfyesi nga ata që janë ne shërbim. Të dashur kadetë Nga sot ju jeni vlerë e shtuar e policisë tonë, por edhe garancë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Përkushtimi dhe shërbimi me nder le të jenë virtytet qe ju karakterizojnë gjatë ushtrimit të profesionit”, tha Kurti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla tha se policia e vendit tonë me profesionalizmin e tyre kanë arritur ta ngrisin këtë institucion si më të besueshmin për qytetarët e Kosovës.

Ai theksoi se shërbimi ndaj vendit nuk është asnjëherë i mjaftueshëm kur kujtojmë sakrificën e vazhdueshme të popullit tonë për liri.

“Policia jonë me ritme të shpejta po plotëson dhe forcon radhët e saj, duke ua hapur dyert qindra djemve dhe vajzave, nga secili komunitet, që kanë ëndërruar e punuar për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës. Shërbimi ndaj vendit nuk është asnjëherë i mjaftueshëm kur kujtojmë rezistencën dhe sakrificën e vazhdueshme të popullit tonë për liri dhe për shtetndërtim. Profesionalizmi dhe shërbimi me përkushtim i policëve tanë, të cilëve ju bashkoheni nga sot edhe ju kadetë, ka arritur të ngrisë Policinë e Kosovës në institucionin me besimin më të madh qytetar, e konfirmuar kjo edhe në raportet e matjet e instituteve kredibile vendore dhe ndërkombëtare”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka thënë se mbështetja e tij si Ministër i Punëve të Brendshme, për Policinë e Kosovës është dhe do të mbetët e pa rezervë.

“Si Qeveri dhe Ministri e Punëve të Brendshme, po punojmë maksimalisht që policia jonë të ruajë dhe promovojë vlerat e saj më të mira, të cilat krijojnë lidhjen e pashkëputshme me qytetarët tanë. Puna me nder e dinjitet, integritet e profesionalizëm, le të triumfojnë në çdo ditë të angazhimit tuaj, teksa shërbeni për të gjithë dhe pa dallim. Misioni i ynë i përbashkët për vendin tonë, kërkon mund e sakrificë. Ju shpesh jeni adresa e parë ku qytetarët ju drejtohen për nevojat e tyre si dhe jeni shpresa e tyre si në padrejtësi ashtu edhe në pasiguri. Kushtetuta jonë është udhëzuesi juaj, me parime të qarta mbi vlerën e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë, ruajtjes së sovranitetit e paprekshmërisë së integritetit territorial, të cilat Policia e Kosovës e ka dëshmuar që i mbron edhe me jetë”, u shpreh Sveçla.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës , Gazmend Hoxha tha se diplomimi i kësaj gjenerate tregon përkushtimin e tyre për të tejkaluar të gjitha sfidat për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës.

Ai potencoi se prioritet për Policinë e Kosovës është përmbushja e standardeve, përfaqësimi i të gjitha komuniteteve, diversitet etnik dhe ai gjinor.

Zëdhënësi i gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, Florian Shala u shpreh se ky moment i diplomimit është dëshmi e përkushtimit dhe përgjegjësive për të përmbushur me nder dhe dinjitet detyrat që i presin.

Ai u zotua  se do të punojnë me përkushtim për të ruajtur  besimi që e kanë qytetarët në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës që nga themelimi është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit në vend. PK ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa sivjet do të shënojë 25-vjetorin e themelimit të saj.

Share This:

Tags: Policia e Koosves
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

LAJMI I FUNDIT/ Milani arrin marrëveshje me

21 June 2025
Lajme

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi

21 June 2025
Lajme

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova

21 June 2025
Futboll

Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi

21 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Policia e Kosovës me ligjëratë vetëdijësuese kundër

26 February 2024

Gjilan, 26 shkurt 2024 – Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.