Digjet autobusi që po shkonte nga Kosova në Zvicër
Raportohet se një autobus që po shkonte nga Kosova drejt Zvicrës është djegur diku rreth orës 20:00.
Ngjarja, ka ngjarë në territorin e Kroacisë.
“Lëndime nuk ka. Askush nuk është lënduar, kaq dimë”, ka thënë njëri prej familjarëve të njërit pasagjer
Autobusi po bartte mërgimtarë, të cilët kanë përfunduar pushimet e tyre dimërore dhe po udhëtonin drejt mërgimit.

Në pamjet e siguruara shihet se si del tym nga autobusi, teksa udhëtarët janë të gjithë jashtë tij.
Ende nuk dihet mbi shkaqet e zjarrit.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:
