Saturday 1 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shumë raste “zero” gola! – Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Kryetari Hyseni: Soliteri, ikona e qytetit ka marrë pamjen që meriton

𝐋𝐮𝐭𝐟𝐢 𝐇𝐚𝐳𝐢𝐫𝐢: 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢 𝐀𝐫𝐛ë𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐃𝐊-𝐬ë. Çfarë madhështie

E fundit! Një “ciklon bombë” po formohet mbi Europën: Çfarë moti na pret në nëntor?

Parashikimi i motit për të shtunën, 01 nëntor 2025

Alban Hyseni: Dhjetëra të rinj i janë bashkuar sot VV-së

UKZ drejt bashkëpunimit me investitorin holandez për zhvillimin e sektorit të IT-së në Gjilan

Ish-Kryeministri dhe lideri historik i socialistëve, Fatos Nano, u nda nga jeta ditën e sotme,

Alban Hyseni ndan mirënjohje për Ilmi Krasniqin për kontributin e dhënë në misionin fetar e

Fatbardh Veseli dhuron librin e tezës së doktoraturës për bibliotekën e UKZ-së

 Dështimi i konstituimit të Kuvendit, në LVV presin zgjedhje të reja
Lajme

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, në LVV presin zgjedhje të reja

27 July 2025 0 Comment 7 min read

AA

Pasi përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështuan plot 54 herë dhe u konsumua afati 30-ditor i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e trupave të legjislativit, zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme po shihen si të pashmangshme.

Sipas koalicionit Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa, mandati i deputetëve duhet t’u kthehet sërish qytetarëve, pasi siç thonë ata, partitë që deri tani ishin në opozitë “dëshmuan se nuk kanë vullnet për konstituim të legjislaturës së nëntë dhe për formim të institucioneve të reja” pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se LDK-ja dhe Nisma Socialdemokrate hezituan që të bëhen pjesë e qeverisë së ardhshme, duke konstituuar fillimisht Kuvendin.

Meqenëse një gjë e tillë nuk u arrit, ajo thotë se mandati duhet t’u kthehet qytetarëve edhe për një palë zgjedhje.

“Në fakt nuk ka ndonjë mundësi tjetër, për shkak se nëse s’ka marrëveshje, atëherë konfirmohet që ekziston mungesa e vullnetit çfarëdo të secilit subjekt politik për t’u bërë pjesë e zgjidhjes. Në momentin kur nuk e ke vullnetin për t’u bërë pjesë e zgjidhjes te partitë, në veçanti këto opozitare të deritashme, atëherë duhet t’u kthehet mandati atyre që ta kanë dhënë mandatin për të bërë zgjidhje. Të gjitha partitë garojnë për të qeverisur, qoftë sado e vogël partia apo sado që të kenë domethënë shtrirje apo mbulim të territorit, gjegjësisht të votave në Republikën e Kosovës, ata synojnë që të kenë pjesë në qeverisje. Në situatën aktuale janë partitë të cilat hezitojnë, si rasti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përgjigjja e të cilës ka qenë negative në raport me ftesën për bashkëqeverisje. Atëherë duhet shkuar dhe pyetur votuesit se për çfarë mandati janë ata në një palë zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme parlamentare”, thotë ajo.

Pasi dështuan të shtunën të konstituojnë Kuvendin, Gjykata Kushtetuese prej sot, 27 korrik, deri më 8 gusht 2025, ua ka ndaluar deputetëve të kenë vendimmarrje, duke vendosur masë të përkohshme pas ankesave të PDK-së dhe LDK-së për mbarëvajtjen e seancës konstituive nga kryesuesi, deputeti i LVV-së, Avni Dehari.

Për të mos ardhur në këtë gjendje, anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, thotë për KosovaPress se partia e tij është treguar konstruktive duke kërkuar nga subjektet politike të ulen dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për krijimin e një shumice parlamentare që do të zgjidhte trupat e Kuvendit si dhe qeverinë e ardhshme, qoftë nga LVV-ja apo partitë që deri tani kanë qenë në opozitë.

“Jemi në një situatë shumë të pafavorshme për vendin, duhet t’i thërrasim arsyes secili, duhet të heqë dorë secili prej ndonjë interesi të vet ose të subjektit të vet politik, në mënyrë që të arrijmë të krijojmë një shumicë parlamentare. Kjo s’do të thotë ndoshta veç me Lëvizjen Vetëvendosje, mund edhe subjektet që tash janë në opozitë. Por Lidhja Demokratike, nëse ka refuzuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë duhet të pranojë një ofertë tjetër. Jemi tash në një situatë kur 20 deputetë të Lidhjes Demokratike nuk mund të llogariten në asnjë krah. I kemi edhe nëntë deputetë të Listës Serbe, të cilët nuk i llogarit askush. Do të thotë, ne po tentojmë të krijojmë shumicë prej 61 deputetëve me 91 deputetë, sepse njëzet e nëntë janë jashtë loje”, thekson ai.

Megjithatë, shkuarja në zgjedhje të reja me urdhër të Gjykatës Kushtetuese si pasojë e ngërçit në Kuvend do ta komprometonte rëndë këtë institucion, tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Ai, në një intervistë me shkrim për KosovaPress të shtunën, tha se pa konstituim të Kuvendit nuk mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ani pse tejkalohet afati 30-ditor i Gjykatës Kushtetuese, ku ka obliguar deputetët që deri më 26 korrik të konstituojnë legjislaturën e nëntë.

“Shkuarja në zgjedhje me urdhër të Gjykatës Kushtetuese do ta komprometonte rëndë këtë institucion aq thelbësor për Kosovën dhe për rrugën e saj euroatlantike. Kjo për dy arsye të pakontestueshme. Së pari, pa konstituim të Kuvendit nuk mund të shkohet në zgjedhje, sepse një Kuvend që nuk është konstituar thjesht nuk ekziston në rendin kushtetues”, kishte thënë ai.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet më 9 shkurt por ka mbetur pa institucione të reja si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit, që më pas do t’i hapte rrugë formimit të qeverisë.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Procesi ka ngecur te pozita e kryetarit të Kuvendit, për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, e kanë propozuar deputeten Albulena Haxhiu. Nga partitë e tjera, ajo konsiderohet figurë e papranueshme.

Haxhiu dështoi gjashtë herë me radhë në votim të hapur të marrë mbështetjen e nevojshme prej 61 votash. Më pas, seancat vazhduan me tentimin për votim të fshehtë, të gjitha pa sukses.

Deputetët e patën të shtunën, më 26 korrik, mundësinë e fundit që ta konstituojnë legjislaturën e nëntë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Ky institucion kishte urdhëruar ligjvënësit që ta bëjnë Kuvendin brenda një afati kohor prej 30 ditësh, pra deri më 26 korrik.

Në ditët në vijim pritet që Kushtetuesja të sqarojë se çfarë pasoja juridike do të ketë për deputetët e zgjedhur si dhe çfarë duhet të ndodh tutje.

Share This:

Tags: LVV
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shumë raste “zero” gola! – Prishtina dhe

1 November 2025
Sport

Peshëngritësja Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë

1 November 2025
Lajme

Kryetari Hyseni: Soliteri, ikona e qytetit ka

1 November 2025
Lajme

𝐋𝐮𝐭𝐟𝐢 𝐇𝐚𝐳𝐢𝐫𝐢: 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢 𝐀𝐫𝐛ë𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐃𝐊-𝐬ë.

1 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Hyseni: Katër vite punë e transformim në

5 October 2025

Kryetari i komunës së Gjilanit njëkohësisht kandidat edhe për një mandat, Alban Hyseni, përmës

Lajme

LVV Gjilan: Bashkë në fshatrat e Karadakut

24 September 2025

Bashkë në fshatrat e Karadakut për Gjilanin E përzemërt ishte mikpritja nga banorët e

Lajme

Lëvizja vetëvendosje në Gjilan ka vijuar edhe

14 September 2025

Gjatë ditës kanë qëndruar në fshatin Livoq e Cërnicë, tek familjet Murtezi përkatësisht Bllaca.

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.