Del lista e Moldavisë, ja sa kushtojnë rivalët e Shqipërisë
Moldavia ka shpallur listën me lojtarët e grumbulluar për dy takimet e radhës në nëntor, atë ndaj Shqipërisë dhe Çekisë.
Rivalët i janë afruar më shumë se kurrë kualifikimit për një turne si Europiani dhe do të tentojnë maksimumin, teksa për sfidën me kuqezinjtë stadiumi do të jetë plot.
Sa i përket listës, trajneri Kleshenko thirri 25 futbollistë, ku dallon Oleg Reabiçiuk, i cili vlen më shumë se të gjithë me 5 milionë euro, ndërsa në total kombëtarja e Moldavisë kushton 15 milionë euro, më pak se Armando Broja apo tre milionë më shumë se Kristjan Asllani.
Megjithatë mbeten për të mos u nënvlerësuar, pasi kanë bërë paraqitje të mira në kohët e fundit.