
Dedikim emocional për personalitetin e shquar – Shef i Teknikës së Dhëmbëve – QKMF Gjilan, Agim Esat Fazliu, në 1 vjetorin e ikjes në amshim
Me rastin e 1 vjetorit të ikjes në amshim të qytetarit të devotshëm Gjilanas, personalitetit të shquar e punonjësit të dalluar të shëndetësisë, Agim Esat Fazliu, familjarë e trashëgimtarë e kanë përkujtuar për ta nderuar jetën dhe veprimtarinë e tij.

Djali i tij, Leonardi, me emocione të shtuara ka postuar një shkrim/dedikim në profilin e tij, me fjalë e fjali të përzgjedhura e të theksuara ndjeshmërie.
“Sot, me zemra të pikëlluara dhe me mall të pashuar, të kujtojmë Babi ynë i dashur – një njeri i rrallë e i pazavendësueshëm, që ke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën tonë, familjarëve dhe miqëve, në profesionin tënd dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin të të njohin”, ka shkruar fillimisht djali I tij, Leonardi, në dedikim përkujtues në këtë përvjetor të parë të ikjes në botën e përtejme të familjarit e mjekut – Shef I repartit të Teknikës së Dhëmbëve – QKMF – Gjilan .
“Ti ishe mbi të gjitha një baba i dashur, bashkëshort i përkushtuar dhe njeri me zemër të madhe për Familjen dhe shoqërinë. Me virtyte të larta, me fjalë të urta dhe shpirt të ndershëm. Ti ishe themeli i familjes sonë – gjithmonë i pranishëm me këshillë, mbështetje dhe dashuri pa kushte. Babi, edhe pse fizikisht nuk je më në mesin tonë, prania dhe mësimet e tua jetojnë përjetësisht në mendjet dhe zemrat tona”, ka theksuar më tej Leonoardi, në dedikimin emoconal.

SHKRIMI/DEDIKIMI I PLOTË
1 VJET PA BABAIN TONË TË DASHUR
Në përkujtim të AGIM ESAT FAZLIU
(Shef i Teknikës së Dhëmbëve – QKMF Gjilan)
Sot, me zemra të pikëlluara dhe me mall të pashuar, të kujtojmë Babi ynë i dashur – një njeri i rrallë e i pazavendësueshëm, që ke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën tonë, familjarëve dhe miqëve, në profesionin tënd dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin të të njohin.
Gjatë një karriere 40-vjeçare, Ti shërbeve dhe menaxhove me pasion, përkushtim, përpikëri dhe dinjitet në Ambulancën e Gjilanit – QKMF, ku për shumë vite mbajte me përgjegjësi pozitën e Shefit të Teknikës së Dhëmbëve. Ti ishe një teknik i shkëlqyer, me njohuri të thella dhe përvojë të kualifikuar në fushën e Ortodoncisë dhe Protetikës si dhe menaxhimin e Qendrës së Teknikës së Dhëmbëve në Gjilan.
Ti ishe mbi të gjitha një baba i dashur, bashkëshort i përkushtuar dhe njeri me zemër të madhe për Familjen dhe shoqërinë. Me virtyte të larta, me fjalë të urta dhe shpirt të ndershëm. Ti ishe themeli i familjes sonë – gjithmonë i pranishëm me këshillë, mbështetje dhe dashuri pa kushte. Babi, edhe pse fizikisht nuk je më në mesin tonë, prania dhe mësimet e tua jetojnë përjetësisht në mendjet dhe zemrat tona.
Profesionistët e brezave të ndryshëm gjetën te ti jo vetëm një koleg të zellshëm, por edhe një mentor me vlera të mëdha njerëzore. Duke bashkuar talentin e lindur të një artisti me mjeshtërinë profesionale, arrite të lësh pas vepra dhe gjurmë të pashlyeshme që flasin për Shpirtin tënd të bardhë.
Por përtej profesionit, Ti ishe mbi të gjitha një baba i dashur, bashkëshort i përkushtuar dhe njeri me zemër të madhe për Familjen dhe shoqërinë. Me virtyte të larta, me fjalë të urta dhe shpirt të ndershëm, Ti ishe themeli i familjes sonë – gjithmonë i pranishëm me këshillë, mbështetje dhe dashuri pa kushte.
Babi, edhe pse fizikisht nuk je më në mesin tonë, prania dhe mësimet e tua jetojnë përjetësisht në mendjet dhe zemrat tona.
“Kujtimi për Ty Babi nuk shuhet kurrë…
Në çdo buzëqeshje, në çdo hap, në çdo kujtim – ti je aty.” Të ndrittë Shpirti përjetësisht.
Me mall, dashuri dhe respekt të pafund:
Familja e ngushtë FAZLIU
