“Dardanët” bëjnë të ditur vendin se ku do të mblidhen në Bratislavë para ndeshjes Sllovaki – Kosovë
Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, ka dalë me një apel të rëndësishëm për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në Bratislavë për ndeshjen e radhës.
Në prag të kësaj sfide, që pritet të shënojë një tjetër kapitull të rëndësishëm për Kosovën, interesimi i madh i përkrahësve ka krijuar atmosferë entuziaste dhe mobilizim të jashtëzakonshëm.
Përmes një njoftimi zyrtar, “Dardanët” kanë bërë të ditur se kanë caktuar një vendtakim të përbashkët për të gjithë tifozët, pa dallim nëse janë anëtarë të grupit apo në cilin sektor të stadiumit kanë siguruar biletat.
Sipas njoftimit, tifozët do të mblidhen nga ora 14:00 deri në 17:45 në një pikë të caktuar në qendër të Bratislavës, me qëllim që të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrohet i bashkuar si grup.
