Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ambasada në Washington i pret pjesëmarrësit nga Kosova

Nënkryetarja Bajralija pret në takim Shefin Ekzekutiv të “Eco-Higjena”

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali, vdesin të katër anëtarët nga rrjedhja e gazit

 Çun Lajçi: Më thoni ore, për çfarë u flijua Adem Jashari?
Lajme Opinione

Çun Lajçi: Më thoni ore, për çfarë u flijua Adem Jashari?

22 January 2025 0 Comment 4 min read

AA

Të bësh sikur nuk po ndodh asgjë në këto fushata liderësh, cep më cep të atdheut, është njësoj si të shtrihesh para televizorit dhe të luash të vdekurin, duke marrë frymë rëndë dhe duke mos thënë asgjë!

T’i dëgjosh kryeministrat e ardhshëm teksa premtojnë rritje pagash prej 50%, pa e ditur se sa para ka shteti, është njësoj si të ftosh gjithë fshatin për darkë, pa ditur se sa miell ka magjatorja në magje!

Mrekulli!

Është fushatë, madje dimër, dhe kujtojnë se edhe kashta hahet kur bën ftohtë dhe bie borë!

T’i dëgjosh dhe të bëhesh sikur je kënaqur me ato që thonë, i bie njësoj sikur të marrësh një dru në krevat dhe të shtihesh se po bën dashuri me gruan!

Tani, gjithçka hahet dhe gjithçka shitet kur turma bën sikur nuk i njeh këta me thasët plot gënjeshtra e mashtrime, që ngjiten në skenë dhe bëhen qengja, duke u turrur të thithin gjirin e votave me premtime të shkruara mbi akull!

Këta luajnë rolin e engjëjve shpëtimtarë, ndërsa ne shtiremi sikur jemi të vdekur, pa çka se marrim frymë rëndë, duke i parë nga afër e nga larg.

E zeza e tyre dhe turpi ynë është kur këta kalojnë Oqeanin dhe bërtasin:

“Qeverinë duhet ta ndrrojmë me çdo kusht! Ne duhet të qeverisim sepse ne do ta fusim Kosovën në NATO!”

A e shihni kush janë këta që na qeverisën me vite, duke luajtur të vdekurin në Veriun e Kosovës, kinse nuk po ndodhte asgjë, dhe tani bëhen shpëtimtarët e kombit e duan të na fusin në NATO brenda javësh!

Gënjeshtra ka këmbë të shkurtra, vetëm në Kosovë zgjat 20 vite. Dhe tani, gënjeshtra kthehet sërish, por me petkun e engjëjve të shpëtimit!

Më thoni, sa spiunë ka Kosova? Se militantët e tyre flasin vetëm për bashkëpunëtorë, tradhtarë, shqiptarë të serbizuar, e asnjëherë nuk flitet për ata njerëz të ditur që shitën pasurinë e tyre për çështjen e atdheut!

Më thoni ore, për çfarë u flijua Adem Jashari? Për postet tuaja? Për tokat tuaja? Për hotelet e vilat tuaja? Apo për Kosovën – cep më cep, shtet sovran dhe i lirë?

21.01.2024

Share This:

Tags: Cun Lajci
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kuriozitete

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së,

5 February 2026
Lajme

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin

5 February 2026
Futboll

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet:

5 February 2026
Ciceroni

Ishte i dënuar për një vrasje në

5 February 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme

“Mos u dorëzo Sali Tropoja”, Çun Lajqi

23 May 2024

Aktori i njohur Çun Lajçi, ka vizituar Sali Berishën dhe bashkë me vizitën, ia

Kulturë Lajme

Çun Lajçi dedikim djalit – “njerëzit mezi

21 December 2022

Aktori Çun Lajçi duket të jetë prekur thellë nga publicioteti e jehona që i

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.