City shkatërron Liverpoolin me “poker”, Haaland protagonist absolut në FA Cup
Manchester City ka regjistruar një fitore bindëse 4-0 në shtëpi ndaj Liverpool, në kuadër të çerekfinaleve të FA Cup – shkruan TV Gjilani.
Takimi nisi me ritëm të lartë dhe raste të mira nga të dyja skuadrat. Në minutën e 15-të, Mohamed Salah arriti të depërtojë në zonë, por tentativa e tij u ndal në momentin e fundit nga mbrojtja vendase.
Liverpool pati një tjetër mundësi të artë në minutën e 27-të, kur Hugo Ekitike dërgoi topin pak mbi traversë, duke shpërdoruar një rast të pastër shënimi.
Momenti kyç i ndeshjes erdhi në minutën e 37-të, kur Virgil van Dijk ndërhyri në mënyrë të parregullt në zonë dhe gjyqtari Michael Oliver akordoi penallti për Cityn.
Nga pika e bardhë, Erling Haaland u tregua i saktë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm për epërsinë 1-0.
— Manchester City (@ManCity) April 4, 2026
Vetëm pesë minuta më vonë, Haaland realizoi sërish, këtë herë me kokë pas një asistimi të saktë nga Antoine Semenyo, duke dyfishuar shifrat në 2-0.
Në pjesën e dytë, City vazhdoi dominimin. Në minutën e 50-të, Semenyo u regjistrua në listën e golashënuesve, duke çuar rezultatin në 3-0.
Ndërkohë, në minutën e 57-të, Haaland kompletoi “hat-trick”-un e tij, duke shfrytëzuar një asistim të saktë brenda zonës dhe duke vulosur fitoren e thellë 4-0 për skuadrën e tij.
City kështu siguron një kualifikim të merituar, duke dëshmuar formën e shkëlqyer në këtë fazë të garës.
