Cilësia në arsim, sërish e ultë! – “PISA” e ka renditur Kosovën në vendin e 76-të nga 80 vende pjesëmarrëse
Kalueshmëria në Testin e Arritshmërisë për vitin 2023 ishte vetëm 52.1%.
Ndërkaq, “PISA” e ka renditur Kosovën në vendin e 76-të nga 80 vende pjesëmarrëse, duke shënuar rezultate të ulëta në cilësinë e arsimit.
Faktorët që ndikojnë në cilësinë e ulët të arsimit përfshijnë:
Planprogrami i mbingarkuar;
Cilësia e mësimdhënies;
Numri i madh i nxënësve në klasa, sidomos në qytete;
Shkollat me numër shumë të vogël të nxënësve, përfshirë klasat e kombinuara në vendet rurale;
Qëndrimi për kohë të shkurtër në shkolla;
Cilësia e teksteve shkollore dhe mungesa e dixhitalizimit;
Mungesa e infrastrukturës dhe aktiviteteve ekstra kurrikulare;
Menaxhimi jo i mirë i shkollave;
Politizimi i kuadrove arsimorë; Mungesa e bashkëpunimit ndërmjet prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve;
Llogaridhënia e ulët, etj.
Veprimet për ngritjen e cilësisë së arsimit përfshinë:
• Rishikimin e planprogramit mësimor, rishikimin e kurrikulave dhe teksteve shkollore;
• Vlerësimin e performancës së mësimdhënësve dhe zhvillimin profesional të vazhdueshëm të mësimdhënësve;
• Realizimin e mësimit tërë ditor dhe rrjetëzimin e shkollave;
• Krijimin e autonomisë së shkollave nga ndikimet politike;
• Digjitalizimin e arsimit, pajisjen e shkollave me mjete mësimore e teknologji digjitale;
• Ofrimin e mjediseve miqësore, të shëndetshme e të sigurta, ku nxënësit gjejnë mbështetje nga mësimdhënësit dhe kanë pjesëmarrje aktive.